Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tracking”, ku arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Ai është -Admir Haci (Ruçi), 31-vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bënë kapjen dhe arrestimin provizor të 31-vjeçari me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas Policisë, ai ishte i dënuar nga Gjykata e Padovës/ Itali, me 4 vjet, 9 muaj e 13 ditë burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Për pasojë, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Top Channel