Bulqiza është zgjuar me reshjet e dëborës këtë të enjte.

Muaji mars, siç quhet ndryshe edhe muaji i luleve, po vijon me reshje dëborë, ç’ka do sjellë probleme në  bujqësi dhe në frutikulturë.

Ndërkohë, në disa njësi  si Trebisht, Ostren, Martanesh dhe Zerqan ka ende fshatra të thella të bllokuar.

Gjithashtu mësohet se herë pas here ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sa i përket rrugëve nacionale dhe rrugëve kryesore rule që lidhin qendrat e njësi administrative, bëhet me dije se janë të lira dhe mund të qarkullohet pa probleme.

Top Channel