Silva Doçi dhe Josilda Ndreaj, ishin dy vajza shqiptare të cilat u gjendën në Wuhan të Kinës, epiqendrën e shfaqjes për herë të parë të Covid19. Nga Wuhan vendi që ndryshoj rrjedhën normale të gjithë botës, dy vite më parë këto vajza, i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu peripecitë për tu larguar.

Mars 2020

Silva Doçi: Kisha frikë dhe u mundova të bëja përgatitjet e duhura por ngaqë nuk dija çfarë të përgatisja isha në ankth. Familja më shtyu të largohem. Në atë kohë kishte filluar edhe rrethimi Wuhan e mbyllja. Në fillim nuk doja. Coronavirus më ka bërë ta ndjej më fort lidhjen me Wuhanin, me universitetin dhe të gjithë njerëzit atje.

Muhamed Veliu: Silva në Mars 2020 unë ju kam intervistuar kur sapo erdhët nga Wuhani në Shqipëri. Kanë kaluar dy vite. Si kanë qenë për ty këto dy vite?
Silva Doçi: Kanë qenë dy vite me ulje dhe ngritje, në jetën time në Shqipëri si një studente e kthyer nga Kina në pjesën e studimeve të mija që mu desh ti përfundoja online. Kanë qenë të vështira për mua duke u munduar të jem pjesë e shoqërisë shqiptare serish si një studente e kthyer. Të vështira edhe për sa i përket tregut të punës.
Muhamed Veliu: Silva a është e drejtë të themi se pandemia e Covid-19 i dha jetës tuaj një kthesë krejt të papritur?

Silva Doci: Po është e drejtë të themi kështu. Ishte diçka e papritur për të gjithë botën. Për mua erdhi në një fazë shumë të rëndësishme të jetës time. Po përfundoja studimet e doktoraturës time e mu desh ti lija në gjysmë e të kthehesha. Ishte moment më I rëndësishëm për mua dhe këtë moment mu desh ta jetoja online. Nuk ishte diçka e lumtur. Nuk ishte sic e prisja. Pandemia ma shkaktoi këtë ndryshim. Por duke jetuar në dy vite pandemi kam kuptuar që ka edhe gjëra të tjera më të rëndësishme edhe pse jeta jonë merr një jetë që ne nuk e kishim menduar. Duhet të mësohemi dhe përshtatemi me këtë rrjedhë të re. Por ka brenga të mëdha që do të mbeten gjatë tek unë.

Muhamed Veliu: Ju keni jetuar në Kinë për plot 11 vite. A planifikoni të riktheheni për ta vijuar jetën atje ku u ndal dy vite më parë?
Silva Doçi: Dëshira ime është që të kontribuoj për shoqërinë shqiptare. Duke qenë se kam mbaruar studimet jashtë doja të sillja diçka të re. Kam edhe si plan kthimin atje në Kinë. Është një nga opsionet e mija duke qenë se kam kaluar shumë vite atje e kam lidhje të ngushtë. Nuk dua ta shkëpus lidhjen time me Shqipërinë.

Top Channel ndoqi dhe solli edhe historinë e një tjetër studenteje shqiptare në Wuhan, atë të Josilda Ndreaj ditën kur mbërriti pranë familjes në Golem të Durrësit.

Mars 2020

Josilda Ndreaj: Menaxhova situatën që të kthehesha në Shqipëri. Ky ishte vendimi që unë mora në atë fazë. Isha e pasigurt për situatën sepse në ato momente nuk arrin të kuptosh pasi gjërat ndodhin shumë shpejt. Isha vetëm dhe në qoftëse do të infektohesha nuk do të kisha mbështetjen e familjarëve as të ndonjë autoriteti tjetër.

Josilda Ndreaj: Këto dy vite ka patur shumë ndryshime në jetën time. Sa hap e mbyll sytë I gjithë bot-kuptimi mund të ketë ndryshuar përveç eksperiencave që janë të paplanifikuara dhe të pa-imagjinuara më parë. Studimi im u ndërpre për shkak të pandemisë dhe ishte frika nëse nuk do të mund ta vazhdoja të drejtën time për të studiuar. Ishte edhe e pasigurt e ardhmja ime në Shqipëri. Çdo plan i imi u la përgjysmë për shkak të pandemisë.
Muhamed Veliu: Gjatë të gjithë kësaj kohe që jeni në Shqipëri, me çfarë jeni marrë?
Josilda Ndreaj: Kam punuar në profesionin tim si jurist deri në momentin kur punova të punoj për shoqëri kineze apo amerikane si freelance. Këtë mundësi ma dha shkollimi atje por edhe eksperienca në një ambient ndërkombëtar.

Muhamed Veliu: Keni plane për tu rikthyer në Kinë?
Josilda Ndreaj: Momentalisht jam duke e marrë në konsideratë të shkoj në Kinë, jam në negociata me disa shoqëri kineze për të vajtur atje për të punuar. Por megjithëse situate atje është e qëndrueshme për sa I përket shëndetit por legjislacioni atje është I kompiluar për të shkuar dhe punuar si I huaj.

Top Channel