Sezoni turistik në Durrës duket se po përballet me vështirësi, ndërsa operatorët e turizmit shprehen të shqetësuar për ecurinë e rezervimeve. Ata thonë se situata e krijuar në vend, si pasojë e protestave, po ndikon negativisht te turistët e huaj dhe partnerët ndërkombëtarë. Operatorët turistikë kërkojnë që të merren masa për ruajtjen e stabilitetit dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt dhe tërheqës, në mënyrë që sezoni turistik të mos ketë pasoja të mëtejshme.