Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mori pjesë në një debat publik të organizuar në Shkup mbi zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe sfidat e tij. Diskutimi u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve, akademikëve dhe trupit diplomatik, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe respektimit të të drejtave gjuhësore si pjesë e shtetit të së drejtës. Ndërsa ka marrë fjalën ai është shfaqur duke bërë simbolin e shqiponjës me duar para pjesëmarrësve, gjest që u prit me duartrokitje.