Pamje të rënda/ Aksidenti i frikshëm te rrethrrotullimi i TEG-ut, betonierja përplaset me disa automjete para se të bjerë nga lartësia
SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec.
Sipas vendimit të gjykatës datë 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrime të shumës totale prej mbi 128 milionë eurosh nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, një nga administratorët e të cilës është Redi Struga. Këto fonde dyshohet se janë përdorur për të treja transaksionet e shitblerjes së tokave në Zvërnec.
Burimet bëjnë me dije se përgjimet e realizuara nga SPAK, të cilat dokumentonin bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, kanë qenë kyçe për nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrjetit të pastrimit të parave në këtë çështje.
Kompania “Albanian Land Development” ka luajtur rolin e ndërmjetësit me kompanitë e vëllerëzve Al -Kajat nga Katari.
Ndërkohë mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.
Top Channel