Edhe Dibra është përfshirë nga reshje dëbore këtë të enjte, edhe pse ndodhemi në mars.

Trashësia e dëborës arrin në 5 centimetra në qytet dhe 15 cm në zonat malore.

Nuk raportohen zona të bllokuara deri më tani.

Akset kombëtare Peshkopi-Bulqizë dhe Peshkopi -Kukës janë të kalueshme dhe pa probleme.

Probleme me energjinë eklektike ka në disa fshatra të njësive administrative Selishtë, Aras dhe Lurë.

Top Channel