Kushi kujton problemet e Maturës 2021: Këtë vit, hartimi i testit në kushte të larta sigurie, ekipe nga ministria do kontrollojnë procesin

10/03/2022 10:36

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022.

Duke kujtuar reagimet e vitit të kaluar për provimin e matematikës dhe pakënaqësinë e maturanteve, ministrja tha se këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.

Po organizojmë shumë më tepër trajnime në lidhje me rregulloren e maturës, me teste paraprake, kemi marrë masa të kemi trajnim dhe certifikim për mësuesit që do të jenë pjesë e procesit. Jo çdo mësues mund të jetë pjesë. Vetëm ata që kanë rezultate dhe vlerësime të larta”, tha Kushi.

Sipas saj, hartimi i fondit të pyetjeve të bëhet në kushte të larta sigurie, zgjedhja e testit përfundimtar do të bëhet me metodën e Koepsit, të bërë nga mësuesit më të mirë që kemi në sistem.

“Këtë vit, provimi do të mbikqyret dhe grupe të Ministrisë së Arsimit. Do të marrim masa që dhe vlerësimi të bëhet brenda një kohe të shkurtër, që t’u japim kohë dhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë. Afati për ata që duan të studiojnë jashtë është 5 korrik, për të tjerët, afati maksimal 15 korrik”, deklaroi ministrja.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkoi nga Ministria e Arsimit të japë zgjidhje konkrete për maturantët, në një kohë që pjesën më të madhe të procesit mësimor e kanë zhvilluar ‘online’:

“Dështim i radhës testet e matematikës dhe letërsi. Matura pjesa më stresuese e jetës të një adoleshenti. Ne jemi në maturën e pandemisë. Si do të zgjidhet çështja e maturantëve që kanë bërë mësim online dhe më prezencë fizike. Duhen teste pilot për të gjetur ato lënë që nuk janë përthithur nga mësimi online”.

Top Channel