Del fotoja/ Ky është 38-vjeçari që u qëllua disa herë me armë zjarri, poza pranë “Benz”-it ku u plagos

09/03/2022 19:38

Personi që shihni në foto është Admir Bajri, 38-vjeçari që u plagos disa herë me armë zjarri këtë mbrëmje në Dobraç të Shkodrës.

Në foton e siguruar nga Top Channel,  mjeti në të majtë tip “Benz”, është makina me të cilën po udhëtonte në momentin e plagosjes.

Aktualisht, ai është shtruar në Spitalin Rajonal në Shkodër dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ende  nuk ka mundur të kapë autorët, por po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel