Në kohë pandemie/ A respektohen rregullat higjeno-sanitare në qëndrat shëndetësore?!

09/03/2022 23:21

Dy krevatë gjendeshin vërtet në këtë ambulancë. Por ajo që na ra në sy ishtë fakti se krevatët ishin të mbuluar me batanije.

Kjo mund të duket normale por, jo për një qendër shëndetësore ku çdo ditë ulen apo shtrihen dhjetra persona. Kjo përbën një situatë delikate sa i takon respektimit të rregullave higjeno-sanitare. Shqetësim që është edhe më evident në këtë kohë pandemie.

“Ky është një nga fshatrat më të mëdhenj. Ne kemi nevojë të marrim shërbime shëndetësore. Duhet të rregullohet edhe ambulanca jonë” u shpreh banori

Fshatrat Urakë dhe Kotodesh kanë rreth 1920 banorë. Mjeke familje për këta banorë është Aleksanda Alla. Ambulanca që jeni duke parë i përket fshatit Urakë. Ajo është e amortizuar. Duket se investimet aty kanë munguar prej kohësh

“Ne mundohemi që edhe me keto kushte që kemi të ofrojmë shërbiemt shëndetësore. Por sa më të mira të jenë kushtet aq më mirë është edhe për punë tonë por edhe për pacientët”

Top Channel