Braçe: Të rritet çmimi i naftës nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe Autoriteti i Konkurrencës të mos bëjë asgjë?!

10/03/2022 11:49

Deputeti socialist Erion Braçe, në një prononcim për mediet para se të futej në kuvend, për seancën e radhës plenare, ka kritikuar Autoritetin e Konkurrencës, që thotë se nuk po ndërhyn për të penguan shtrenjtimin e menjëhershëm e hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Të rritet çmimi nga darka në mëngjes m 40 lekë dhe Autoriteti i Konkurrencës të mos bëjë asgjë?!”, deklaroi Braçe.

I pyetur nëse shteti ka mekanizma për të rregulluar çmimin e naftës, deputeti u përgjigj “unë besoj që po”.

Këtë të enjte, çmimi i naftës ka arritur në 265 lekë/litri. Produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

Një ditë më parë, qytetarët në disa qytete u ngritën në protesta. Por Braçe tha se nuk do të marrë pjesë në protestë, pasi siç u shpreh, është kundër prekjes së taksave me presion rruge.

Normalisht politika fiskale nuk bëhet në rrugë e mbi të gjitha transferimi i përgjegjësisë sociale nga shteti te tregtarët për mua është e papranueshme. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë, për fermerët, bujqit, duhet ta mbajë shteti. Nuk mund ta mbajnë tregtarët, për më tepër tregtarë që abuzojnë.Nuk do i bashkohem protestës.

Pashë njerëz nga politika atje që mbajnë përgjegjësi, që kanë dhënë kontribut për grabitjen e hidrokarbureve dhe civilë që kanë vjedhur. Pashë banditë rrugës dhe Rolex nga 10 mijë euro në dorë që marrin mikrofonin në dorë dhe flasin për Shqipëri etnike”, tha Braçe.

Top Channel