Premtimi për shëndetësinë falas e ka përndjekur kryeministrin Edi Rama gjatë këtyre 8 viteve.

Në fakt e vërteta është se vendi ynë ka një sistem miks. Kjo do të thotë se shëndetësia financohet nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e kontributeve shëndetësore. Për vitin 2022 buxheti i shëndetësisë është rreth 77 miliardë lekë. Çdo qytetar shqiptar i punësuar derdh 3.4 % të pagës për kontributet shëndetësore.

Është propagandë se shëndetësi falas nuk mund të ketë për aq kohë sa pauan sigurimet shëndetësore” u shpreh Zef Preçi, ekspert i ekonomisë

Shëndetësia jo vetëm që nuk është falas por e paguajmë shumë shtrenjtë” u shpreh Egla Bardhi, drejtuese e Together for Life

Me një vëzhgim të shpejtë kupton se si qëndron e vërteta e shëndetësisë falas. Në shumë zona jo vetëm që nuk kemi shëndetësi falas por nuk kemi as akses në shërbimet shëndetësore. Paradoksi qëndron se shpenzimet e qytetarëve nga xhepi për shëndetësinë vazhdojnë e rriten.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndetësia nuk është falas për shqiptarët, madje është burimi kryesor për vështirësitë financiare të popullsisë së vendit. Në një analizë të publikuar në vitin 2020, OBSH deklaron se kostot për t’u kuruar shtyjnë drejt varfërisë 8 % të familjeve shqiptare. Nga ky kontigjent, 12 % nuk arrijnë të plotësojnë as nevojat minimale të ushqyerjes pikërisht si pasojë e shpenzimeve shëndetësore.

“Shpenzimet nga xhepi të shqipatrëve rreth 50%” u shpreh Egla Bardhi, drejtuese e Together for Life.

Top Channel