Rudina Dembacaj: U futa në audicione për të moderuar “Portokalli”, por u gëzova kur pashë Fjoralbën në ekran

09/03/2022 22:33

Rudina Dembacaj ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku foli për planet për tu bërë nënë për herë të dytë. Ajo u shpreh se e ka në plan prej kohësh por gjen justifikime.

“Vetëm për një fëmijë tjetër nuk po gjej kohën. E kam prej kohësh në plan dhe vetëm gjej justifikime. Gjithmonë them, sa të mbaroj këtë projektin, do e bëjmë”, tha Rudina, e cila po shijon romancën me Mark Frrokun, ndërsa është nënë e një vajze nga martesa e mëparshme.

Përveç teatrit, Rudina vijon karrierën si aktore në spektakël humori. Në “Goca dhe Gra” zbuloi se është futur në audicione në muajin mars për tu bërë moderatore e “Portokalli”. Por sezonin e shkuar dhe këtë sezon moderon Fjoralba Ponari, të cilën e përgëzoi live.

“U futa në audicione dhe u gëzova shumë kur pashë Fjoralbën në ekran. I shkon shumë. Të prezantosh Portokallinë është dhe një sfidë personale. Fjoralba ka dalë dhe aktore e bravo i qoftë. Është shumë e zonja”, tha Rudina Dembacaj.

Top Channel