E mërkurë, 09 Mars 2022
18:49
Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 75 raste të reja me infektime

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit.

18:48
“Zbutet Moska?” E interesuar për bisedimet: Sapo Kievi të jetë gati

Moska është e interesuar ta mbajë sa më shpejt që të jetë e mundur raundin e ri të bisedimeve me Kievin, sapo Ukraina të jetë gati” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një lëvizje që ngre pyetjen nëse ka një lloj zbutjeje të Rusisë. “Mbetemi të interësuar në vazhdimin e bisedimeve.

18:41
Italia heton pronarin e mistershëm të jahtit gjigant $700 mln që njihet në qytet si ‘barka e Putin’ (fotot)

Policia italiane tha sot se po hetojnë për të zbuluar cili është pronari një jahti misterioz me vlerë $700 milionë i ankoruar atje pas zhurmave në lokalitet se mund të jetë i presidentit rus Vladimir Putin.

18:40
Koncert në mes të bombave: Orkestra e Kievit në rrugë kundër marrëzisë

Nën drejtimin e dirigjentit Herman Makarenko, muzikantët e orkestrës së Kievit mbushen sheshin kryesor të tij me tingujt e muzikës klasike, duke sfiduar marrëzinë e luftës së paprovokuar ruse ndaj Ukrainës.

18:33
Protesta për naftën/ Makinat fiken në mes të rrugës në Durrës, policia nuk ndërhyn

Qytetarët në Durrës kanë vijuar protestën për rritjen e çimimit të naftës, duke fikur makinat në mes të rrugës.

18:14
FSK, dritë jeshile për NATO-n: Trupat e Kosovës në Poloni

Qeveria e Kosovës i dha dritën jeshile marrëveshjes teknike të Ministrisë së Mbrojtjes me qeverinë e Polonisë për zbarkimin e FSK-së në këtë vend në kuadër të operacionit të NATO-s “Atlantic Resolve”, çka i hap praktikisht rrugën pjesëmarrjes së trupave të Kosovës në operacionin ushtarak të NATO-s atje.

18:08
Gjendet në ujërat e Antarktikës anija e shumë-kërkuar e eksploratorit Shackleton, fundosur në 1915 (fotot)

Grupet e ekspeditës kanë lokalizuar rrënojën e anijes së famshme që u fundos në detin Weddell në 1915, shkruanin sot mediat britanike.

18:07
Protesta para kryeministrisë për rritjen e çmimeve: Të bëjmë rezistencë pa ndalim, të bllokojmë çdo centimetër

Rritja e çmimit të naftës ka mbledhur qytetarët për të protestuar para kryeministrisë, ku kërkojnë heqjen e taksave. Mes qytetarëve ishte edhe aktori i humorit Flor Binaj, i cili mbante në dorë një pankartë me fotografinë e Bashës dhe Ramës të shoqëruar me thëniet e tyre.

18:02
BE shtrëngon dorën mbi Rusinë, sanksione të reja: “Mbyten” oligarkët

Bashkimi Europian po përgatit një raund të tretë mbytës sanksionesh ndaj Rusisë, duke shënjestruar një numër më të madh të oligarkëve dhe zyrtarëve të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

17:54
Kremlini: SHBA, luftë ekonomike Rusisë! BE- shkëputja nga gazi rus, para 2030-tës

Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe Moska do të mendojë seriozisht si të veprojë, ky ishte reagimi i Kremlinit pas vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden për të vendosur embargo mbi naftën ruse dhe importe tjera të energjisë.

17:50
Vdes pacienti me zemër derri

David Bennett, pacienti 57-vjeçar me zemër derri ka ndërruar jetë ditën e martë.

17:44
260 lekë nafta! Qytetarët në Durrës ngrihen në protestë, bllokojnë rrugët e qytetit

Dhjetra banorë të Durrësit, kryesisht të rinj janë mbledhur në qendër të qytetit të Durrësit për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të produkteve të shportës.

17:36
“Abuzim me xhepat e shqiptarëve, nuk e përballojmë dot”, qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Qytetarët janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve pasi sot, një litër naftë e paguajnë 260 lekë.

17:35
Nga çamçakëzi tek tavolina/ Zbulohen kërkesat e këngëtarit Maluma për koncertin në Shqipëri

Uarda Koci tregoi për “Shqipëria Live” disa nga kërkesat që ka paraqitur këngëtari me famë botërore Maluma para koncertit në Shqipëri, më 14 mars.

17:24
Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë maternitetin në Mariupol, gra dhe fëmijë mbeten nën rrënoja

Një maternitet në qytetin ukrainas Mariupol është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

17:14
Kujdestarja shpenzon mijëra paundë të vjedhura nga e moshuara me sëmundjen e Parkinson për të cilën kujdesej (fotot)

Vjedhësja ishte duke u kujdesur për gruan e moshuar me sëmundjen degjenerative të Parkinson, por shpenzonte paratë e saj pa kriter në rrjete si Amazon e eBay duke futur gjithnjë e më shumë në borxh me bankën personin për të cilën kujdesej.

17:13
SHBA shpall “non grata” ish presidentin ekuadorian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata ish-presidentin ekuadorian Abdalá Jaime Bucaram Ortiz, më arsyetimin se ai është i përfshirë në korrupsion madhor.

17:06
KQZ certifikon zgjedhjet e 6 marsit, konfirmon mandatet edhe në 3 bashkitë e tjera

KQZ ka certifikuar rezultatet në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.

16:57
Njerëzit dynden për të blerë ushqime në Kiev, nuk janë rritur çmimet

Teksa po afron ora që marketet në Kiev do të mbyllen, qytetarët janë dyndur për të marrë ushqime të mjaftueshme deri ditën e nesërme.

16:57
Kryeministri holandez: E pamundur që BE të shkëputet plotësisht nga nafta dhe gazi rus

Kryeministri holandez Mark Rutte këtë të mërkurë është shprehur se Bashkimi Evropian e ka të pamundur të shkëpusë plotësisht furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia.

16:36
Erdogan: Turqia kundërshton “gjuetinë e shtrigave” kundër Rusisë dhe kulturës ruse

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan sot kundërshtoi fuqishëm çdo lëvizje që i ngjan “gjuetisë së shtrigave” kundër popullit, artit, studiuesve ose artistëve rusë, raporton agjencia shtetërore turke Anadolu.

16:34
Sherri me thika mes nxënësve, dalin pamjet ku i mituri bie në tokë

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e djeshme pranë një gjimnazi në Pogradec, ndërsa ditën e sotme janë siguruar pamjet nga kamera e sigurisë që ndodhej aty pranë.

16:33
Dhurata Çupi kërkon dorëheqjen e Bashës: PD ka nevojë për lider që na çon drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi këtë të mërkurë ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë, duke theksuar se sot PD ka nevojë për një lider që i çon demokratët në fitore.

16:29
Rritja e çmimit të naftës, biletat e transportit publik në Lezhë rriten me 30 lekë

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar tek transporti publik në Lezhë çka ka detyruar shoferët të rrisin çmimin e biletës nga 20 deri në 50 lekë.

16:20
Bretkosa ‘dembele’ bën xhiro në kurrizin e hardhucës së preferuar në imazhet nga Indonezia

Një bretkosë bën xhiro falas në kopshtin e një shtëpie, në kurrizin e një zvarraniku.

16:20
BE shton sanksionet ndaj Rusisë, fut 160 oligarkë rusë në listën e “zezë”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë me dije se Bashkimi Europian ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë, si ndëshkim për luftën ndaj Ukrainës.

16:10
Rama në Dubai: Falë nxitjes së ardhur prej këtej, porti i Durrësit po bëhet ndër më të bukurit në botë

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku u ndal tek lagjia e re që po ndërtojnë në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe tek porti i Durrësit.

15:50
Sozia e Kim Kardashian, Chaney Jones, kopjon ish-gruan e Kanye West në fotot identike me bikini të zeza (fotogaleri)

24 vjeçarja është bërë e famshme prej marrëdhënies së saj me Kanye West dhe prej ngjashmërisë së saj me ish-gruan e reperit, modelen Kim Kardashian.

15:49
Rusia refuzon përjashtimin/ Ankimon në gjykatë vendimet e FIFA dhe UEFA

Rusia nuk është dakord për përjashtimin e saj nga FIFA dhe UEFA dhe për këtë arsye ka ndjekur rrugën ligjore duke e çuar këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

15:45
Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi

Është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, raund ku janë kualifikuar Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta.

15:42
Franca strehon 10 mijë refugjatë ukrainas

Franca do marrë përsipër strehimin e 10 mijë refugjatëve ukrainës.  

15:37
“Unë kam një ëndërr”/ Ekspozita e fotografes Jutta Benzeberg

Vajzat që shihen në objektivin e Jutta Benzeberg janë disa të reja shqiptare nga zonat e thella të vendit.

15:28
Nafta kërcen në 260 lekë/ Rritja e fortë e çmimit brenda pak ditëve pasojë e luftës

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje. Pas arritje së çmimit rekord 230 lekë,  ky produkt ka shkuar nga 240-260 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

15:25
Ushtarët rusë dëbohen nga të moshuarit e guximshëm kur hyjnë në kopshtin e shtëpisë së tyre në Ukrainë (video-foto)

Në disa momente dramatike të regjistruara nga kamerat e sigurisë shihet një çift ukrainas i moshës së mesme që me guxim dëbojnë katër ushtarë të armatosur rusë që hynë në oborrin e shtëpisë së tyre gjatë patrullimit.

15:14
Berisha: Fitova!/ PD, dorëhiqet Duma, “zyrtarizon” lëvizjen kundër Bashës

Fitorja në Bashkinë e Shkodrës dhe mundja e Lulzim Bashës janë të mjaftueshme për Sali Berishën për të pretenduar karrigen e kryetarit të partisë.

14:57
Ukraina bën thirrje për armëpushim për të riparuar Çernobilin

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje sot për një armëpushim për të lejuar kryerjen e riparimeve për të rivendosur furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

14:54
Ambasadori japonez nga Korça: I shqetësuar për situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës

Ambasadori japonez është shprehur i shqetësuar për situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës, në një komunikim për mediat nga Korça.

14:47
Migen Memelli nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut

Migen Memelli ka deklaruar sot se nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut, pas deklaratës së bërë dje pas humbjes kundër Dinamos.

14:31
Kremlini për Krimenë: Është një rajon rus, duhet të njihet si de fakto ashtu edhe de jure nga Ukraina

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Zelensky duhet të njohë Krimenë dhe rajonet e kontrolluara nga separatistët si ruse.

14:04
Largimi nga politika, Berisha: Më votuan 70% e opozitës, demokratëve u premtova votën e lirë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk mendon të largohet nga politika edhe nëse një akt i tillë do t’i shërbente konsolidimit të Partisë Demokratike.

13:56
Pas Gjekmarkajt dhe Açkës, edhe Grida Duma jep dorëheqjen nga PD

Grida Duma vendosi të japë dorëheqjen si nënkryetare e PD-së këtë të mërkurë, pas Agron Gjekmarkajt dhe Flutura Açkës.

13:53
Berisha: Sot ka një opozitë të vërtetë në Shqipëri! Do garoj për kryetar të PD-së

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha tha këtë të mërkurë se do të garojë në zgjedhjet për kryetar në PD dhe se nuk do të krijohet parti tjetër.

13:43
Dy vjet nga pandemia Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu: Faza akute e pandemisë drejt shuarjes

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është organizuar një aktivitet në kuadër të dy vjetorit të fillimit të pandemisë në Shqipëri, me praninë e ekspertëve dhe mjekëve që kanë kontribuar në këto dy vite për përballimin e situatës.

13:40
Berisha: Deputetët që duan largimin e Bashës, të bashkohen me opozitën e vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha të mërkurën u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lulzim Basha, veçanërisht pas rezultatit zgjedhor të 6 marsit, t’i bashkohen opozitës së vërtetë.

13:30
Serbia pezullon eksportet e grurit e miellit: Nga e enjtja, s`ka më miell serb

Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit duke nisur nga data 10 mars.

13:21
Ukraina, 6 korridore humanitare për civilët: Sukses evakuimet e para

Ukraina do të përpiqet të evakuojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare” gjatë ditës së sotme, përfshirë Mariupolin e rrethuar nga forcat ruse.

13:13
Foto/Arbana Osmani dedikim të birit: Dita më e bukur e jetës sime ka qenë kur linde ti

Sot për Arbana Osmanin është një ditë e veçantë. Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen e 7-të dhe nuk kishte si të mos kishte një urim.

13:12
Protestë për rritjen e çmimeve/ Qytetarët bllokojnë hyrjen e Shkodrës

Hyrja e qytetit të Shkodrës u bllokua, pasi një pjesë e qytetarëve protestuan kundër rritjes së çmimeve.

13:07
Vështirësitë e peshkimit / Nga Dibra në Durrës, sakrificat e një peshkatari 

Eduart Ashiku është nga Dibra dhe prej 6 vitesh punon në sektorin e peshkimit në Durrës.

13:03
Rritje e çmimit të energjisë/ Paralajmërimi i Ramës: Kostot e luftës duhet t’i ndajmë të gjithë

Kryeministri Rama paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare do shkojë në shifra stratosferike.

13:01
Harta e re e gjyqësorit/ Argumentet pro dhe kundra nga avokatët e Elbasanit

Harta e re Gjyqësore e propozuar nga KLGJ dhe Ministri i Drejtësisë ka gjetur mbështetjen e Dhomës së Avokatisë Elbasan.

12:56
CIA zbardh planin rus: Putini do e merrte Kievin për dy ditë

Plani i presidentit rus, Vladimir Putin ishte marrja e kryeqytetit të Ukrainës Kiev brenda vetëm dy ditësh.

12:50
Bisedimet Kosovë-Serbi/ Analistët në Prishtinë: Lufta do i bllokojë

Lufta që po zhvillohet në Ukrainë ka rritur mundësitë e përshkallëzimit të situatës edhe në Ballkanin Perëndimor.

12:47
Nafta, krerët e Arabisë dhe Emirateve refuzojnë Biden, SHBA “flirton” me Venezuelën

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë të gjitha importet e naftës dhe energjisë nga Rusia, duke e cilësuar një hap të tillë “një goditje tjetër të fuqishme ndaj makinës së luftës së Putinit”.

12:36
Polonia vendos të gjithë Mig-29 në dispozicion të SHBA-së: Do hyjë Amerika në Ukrainë?

Polonia i ka shprehur Shteteve të Bashkuara gatishmërinë e saj për të dislokuar të gjithë avionët luftarakë MIG-29 që në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, si dhe për t`i vendosur ato në dispozicion të Amerikës.

12:18
Biznes seksi i kamufluar si qendër masazhi, gjykata liron nga qelia Alban Dyrmishin

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Alban Dyrmishin, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi dyshohet se ushtronte prostitucionin në një banesë të cilën e kishte kamufluar si qendër masazhi.

12:13
Eksportet e mallrave/ Ukraina ndalon eksportin e grurit, sheqerit dhe mishit

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin.

12:08
Rusia “hakmerret” me Erdogan, bllokohen anijet turke në portet e saj

Në një bisedë telefonike me homologun rus Sergei Shoigu, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar e bëri të qartë se Ankaraja pret mbështetjen Moskës për kthimin e sigurtë të anijeve tregtare turke të bllokuara në portet ruse për shkak të situatës aktuale në Ukrainë.

12:05
Ekipi i Top Channel në Ukrainë/ Gazetari po raportonte live kur ndodh shpërthimi në Kiev

Një shpërthim ndodhi në Kiev, kur gazetari i Top Channel, Artur Bibe po raporton live për edicionin e orës 12:00.

11:49
Ekipi i Top Channel në Kiev, situata në stacionin e trenit të kryeqytetit ukrainas

Ekipi i Top Channel ndodhet në Kiev të Ukrainës, në ditën e 14-të të luftës.

11:16
Lajm i mirë nga ARRSH: Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi në të gjitha akset nacionale është i lirë pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat problematike.

11:10
Pamjet prekëse/ Të shkatërruar, mes dëborës dhe të ftohtit, ukrainasit lënë pas gjithçka

Një paralelizëm mes dëborës dhe gjendjes shpirtërore së ukrainasve është krijuar, ndërsa civilët ata lënë vendin e tyre.

11:05
Rama thirrje qytetarëve: Tregu i energjisë pengu më i madh i luftës! Bashkë të përballojmë krizën

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve shqiptarëve që të bashkohen për të përballuar krizën që ka kapluar gjithë botën.

10:54
Transportonin lëndë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Adriatiku”, ku janw arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

10:52
Ukraina pranon një armëpushim 12-orësh me Rusinë

Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se sot është rënë dakort për një armëpushim 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të evakuohen përmes korridoreve humanitare.

10:26
SHBA refuzon ofertën e Polonisë për t’ia dhënë aeroplanët MiG-29 për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një ofertë të Polonisë për të transferuar aeroplanët luftarakë MiG-29, të prodhuar nga Rusia, në bazën amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, teksa përballet me pushtimin rus.

10:15
Sot dy vite përballje me armikun e padukshëm, COVID

9 mars 2022 shënon dy vjetorin e nisjes së pandemisë të COVID në vendin tonë, ndërsa vijojmë të jemi ende nën kthetrat e tij.

10:10
BE do t’u japë fund gradualisht importeve ruse të energjisë

BE-ja do të çlirohet prej varësisë së importeve ruse të energjisë. Komisioni po i përshpejton planet për më shumë energji të rigjenerueshme dhe vende të tjera furnizuese. Vendet anëtare paralajmërojnë nga një embargo.

10:05
Vihen nën hetim tre qytetarë në Vlorë e Sarandë, zbuloni arsyet

Tre qytetarë nga Vlora dhe Saranda janë vënën në hetim për vepra të ndryshme penale.

09:53
Ndahet nga jeta korifeu i këngës qytetare durrsake, Qemal Kërtusha

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare korifeu i këngës qytetare durrsake Qemal Kërtusha.

09:26
Britania: Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur sukses kundër Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha sot se mbrojtja ajrore e Ukrainës kishte rezultuar e suksesshme kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë.

08:47
Rusia premton sot korridore të reja humanitare në Ukrainë

Rusia njofton se do të sigurojë korridore humanitare edhe sot për ukrainasit që ikin nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

08:43
Zhvillimet e fundit për situatën në Ukrainë

Vendet perëndimore po synojnë eksportet e naftës të Rusisë ndërsa pushtimi i Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin – i cili ka detyruar të paktën 2 milionë refugjatë të largohen nga vendi hyn në ditën e 14-të.

08:35
Ekipi i Top Channel drejt Kievit dhe Odesës

Ekipi i Top Channel po udhëton drejt Kievit dhe Odesës këtë të mërkurë.

08:28
Hapet korridori i evakuimit në qytetin Sumy

Një korridor evakuimi nga qyteti i Sumy, në verilindje të Ukrainës do të qëndrojë në funksion të mërkurën, tha guvernatori rajonal Dmytro Zhyvytskyy në një postim në mediat sociale.

08:18
Parashikimi i motit për sot, pritet përmirësim gjatë pasdites

Pritet përmirësime të motit në ditën e sotme, krahasuar me motin e paqëndrueshëm të ditëve të fundit.

08:12
Përfshihet nga flakët një dhomë konvikti në Qytet Studenti

Një dhomë konvikti në Qytet Studenti është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.

E martë, 08 Mars 2022
22:53
28 muaj burg për presidentin e PSG-së për korrupsion

Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG dhe beIN Media, u shpall i pafajshëm në shkallën e parë të gjyqësorit në vjeshtën e vitit 2020, ashtu si edhe Jérôme Valcke, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, por pas apelit, prokurori zviceran përsëri po përpiqet t’i ndjekë penalisht nën akuzën e korrupsionit lidhur me shitjen e të drejtave televizive.

22:49
Pushtimi i Ukrainës/ Ushtria ruse ka humbur 10% të aseteve ushtarake

Një zyrtar i lartë amerikan ka vlerësuar se ushtria ruse ka humbur rreth 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës.

22:43
Einxhel reagon ashpër në rrjete sociale: Ishin kohë të arta kur ekzistonte ajo mes nesh…

Einxhel Shkira ka reaguar ashpër në rrjete sociale por nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Ajo ishte një nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP Albania”, e cila arriti të shkojë në finalen e madhe duke u bërë një nga banoret më të preferuara të formatit.

22:40
Lot, rrënoja dhe largime masive/ Pamje dramatike në Ukrainë

Sot jemi në ditën e 13-të të luftës Rusi-Ukrainë dhe gjendja mbetet shqetësuese për vendasit.

22:29
Vendimi ekstrem i Premier League-s, nuk transmetohet asnjë ndeshje në Rusi

Premier League ka pezulluar marrëveshjen e transmetimit të kampionatit anglez me Rusinë pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës fqinje. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të transmetohen në vend.

22:28
Zonja e parë e Ukrainës letër botës: Ndaloni Putinin, ose nuk do ketë më asnjë vend të sigurt

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj në Facebook, ku reflekton atë që ka ndodhur me Ukrainën në dy javët e fundit që nga pushtimi rus.

22:14
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët do të zhvillojnë nesër protestë

Ditën e nesërme, qytetarët do të mblidhen për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës. Avokati Adriatik Lapaj ka bërë një postim në rrjete sociale duke thënë se do të protestojnë ndaj 4 taksave që shkojnë në buxhetin e shtetit.

22:14
Rezart Thupi akuzon Grida Dumën për humbjen: Vije njëherë në 3 ditë në fushatë

Rezart Thupi, drejtuesi i fushatës së Luan Hotit në Durrës, ka akuzuar Grida Dumën se nuk është angazhuar plotësisht në fushatën elekotrale, e cila rezultoi me humbje në të gjashta bashkitë.

21:47
Rrushja hedh kunja ndaj Mikelës

As në këtë puntatë të Për’puthen nuk munguan kunjat midis Rrushes dhe Mikelës.

21:40
Ish-ylli i Barcelonës e Tottenham fajëson ‘seksin e tepërt’ për dëmtimet e pësuara në fushë (fotot)

Kevin-Prince Boateng ka pasur një karrierë të larmishme futbollistike me kontribute në skuadra të mëdha si Barcelona, AC Milan apo Tottenham në Angli por siç duket, ai ka qenë gjithashtu mjaft i zënë edhe “jashtë fushës”.

21:35
Osmani: Gratë në politikë më shumë vlerësohen për veshjen sesa për atë që punojnë

Në adresimin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e shtetit Vjosa Osmani tha se gratë në politikë më shumë vlerësohen për veshjen sesa për atë që punojnë. Ajo ka thënë se është ballafaquar me shumë barriera përgjatë rrugëtimit të saj politik.

21:26
Rusia shpall nesër armëpushim të përkohshëm në disa qytete

Forcat ruse do të shpallin armëpushimin nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës ditën e nesërme dhe janë shprehur të gatshëm të ofrojnë korridore humanitare në mënyrë që njerëzit të mund të largohen nga Kievi dhe katër qytete të tjera, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

21:23
Gjimshiti gati për hapin e madh të karrierës, mbrojtësi ndërron skuadër por jo ngjyrat

Berat Gjimshiti është rritur shumë në këto sezone me Atalantën ndërsa është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm për bergamaskët e trajnerit Gian Piero Gasperini.

21:20
Paralajmërohet se Putin mund të përshkallëzojë sulmet ndaj Ukrainës

Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Avril Haines, ka paralajmëruar se sanksionet dhe ndalesat në fushëbetejë, ka pak mundësi të ndalin presidentin rus, Vladimir Putin nga synimi i tij për pushtim të Ukrainës dhe madje mund të rrisin ofensivën e tij në këtë shtet.

21:16
Bill Gates “paralajmëron botën” kundër Elon Musk (fotot)

Manjati teknologjisë dhe vaksinave Bill Gates duket se ka i dhënë një paralajmërim botës në lidhje me kolegun miliarder teknologjie Elon Musk, duke përmendur rreziqet e besimit të tepruar te “valutat dixhitale”.

21:09
Barcelona bën ofertën e parë për anësorin e Ajaxit

Barcelona vazhdon të bëjë hapa para për të siguruar shërbimet e anësorit të Ajaxit të Amsterdamit, Noussair Mazraoui.

21:03
Zelensky falenderon presidentin Biden për ndalimin e naftës ruse në SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr falenderoi homologun e tij amerikan Joe Biden, për ndalimin e importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrgurit në SHBA.

21:00
Dita e 13-të e luftës në Ukrainë/ Rusia kërcënon Europën me “armën e fshehtë”! Biden shpall ndalimin e naftës dhe gazit rus në SHBA

Të martën në mëngjes filloi evakuimi i qytetarëve nga Sumy, një qytet me 260 mijë banorë në veri-lindje të Ukrainës. Autobusët e parë u nisën falë një armëpushimi të përkohshëm që u arrit mes Ukrainës dhe Rusisë, për krijimin e një “korridori sigurie” që ndihmon qytetarët të shkojnë në Poltava, 170 kilometra më në jug të vendit. Dy delegacionet u takuan të hënën për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve, por ky takim nuk solli një rezultat pozitiv, siç edhe pritej. Për momentin, zgjidhja diplomatike mbetet shumë larg.

20:51
Tiranës i shtohet një tjetër murale, Ilirjana Basha dhe “Fem Fest” sjellin mesazhin e fortë për 8-Marsin

Nga sot këpucët e kuqe, bashkë me vargjet e poetes së jashtëzakonshme amerikane Maja Angelou, janë simboli më i ri i kryeqytetit.

20:42
“Putin e përmend Kosovën disa herë në javë”. Kurti ngre alarmin: BE dhe NATO të ndryshojnë mënyrat e anëtarësimit

Kryeministri Albin Kurti paralajmëron se Kosova është ndoshta vendi më i rrezikuar nga lufta në Ukrainë, prandaj BE dhe NATO duhet të ndryshojnë mënyrat e anëtarësimit.

20:40
Fiks Fare/ Investimi 16 mln lihet në mes, banorëve të Linit iu premtua 24 orë ujë në ditë, kanë 24 orë në muaj!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e ujit të pijshëm në fshatin turistik të Linit në Pogradec, banorëve të së cilit iu premtua 24 orë ujë në ditë, por aktualisht kanë 24 orë në muaj!

20:40
Bledi nuk mban dot veten nga surpriza e së ëmës të sëmurë, të gjithë konkurentët në lot

Kjo puntatë e Për’puthen solli shumë surpriza për konkurentët nga nënat e tyre.

20:29
Mijëra emigrantë ukrainas në pritje për të kaluar në Rumani

Mijëra emigrantë janë në pritje për të kaluar drejt Rumanisë.