Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi

09/03/2022 15:45

Është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, raund ku janë kualifikuar Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta.

Partizani do të sfidojë Vllazninë, me takimin e parë që do të zhvillohet në kryeqytet, ndërsa i kthimit në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Teuta-Laçi është dueli tjetër. Ekipi durrsak do e luajë si pritës ndeshjen e parë, teksa në Kurbin do të mësohet ekipi që do kualifikohet në finale.

Sfidat e para do të zhvillohen më 30 mars dhe ato të kthimit më 13 prill, datë kur do mësohen dy ekipet që do garojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Top Channel