Rritja e çmimit të naftës, biletat e transportit publik në Lezhë rriten me 30 lekë

09/03/2022 16:29

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar tek transporti publik në Lezhë çka ka detyruar shoferët të rrisin çmimin e biletës nga 20 deri në 50 lekë.

Ata shprehen se nëse do të vazhdojnë me këtë ritëm, do të detyrohen të ndërpresin transportin publik duke mos ofruar më shërbim për qytetarët.

Kreu i shoqatës së linjës së transportit Lezhë Shënkoll Ndoke Dedaj tha se kjo rritje çmimi e biletës është e pashmangshme, shkak kjo rritja e çmimit të naftës.

Ndërkohë udhëtarët janë ata të cilët vuajnë pasojat e kësaj rritjeje duke rënduar më tepër xhepat e tyre, teksa shprehen se detyrohen ta përdorin më rrallë transportin publik.

 

Top Channel