Rritja e çmimit të naftës, qytetarët do të zhvillojnë nesër protestë

08/03/2022 22:14

Ditën e nesërme, qytetarët do të mblidhen për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës. Avokati Adriatik Lapaj ka bërë një postim në rrjete sociale duke thënë se do të protestojnë ndaj 4 taksave që shkojnë në buxhetin e shtetit.

Në daljen para mediave ditën e sotme, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të hiqen taksat pasi po përpiqen të mbajnë të palëvizur çmimin e energjisë elektrike.

“Madje ka dhe propozime absurde për të hequr taksat e naftës. Kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë deri tani dhe nuk ka si ta bëjë deri tani asnjë qeveri tjetër rreth e rrotull dhe më gjerë, po mban të pa lëvizur, në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit sesa të naftës, çmimin e energjisë për familjarët dhe për biznesin e vogël, padiskutim”, tha Rama.

Kujtojmë se edhe çmimet britanike dhe europiane të gazit shënuan nivele të reja rekord teksa lufta e Ukrainës po bën kërdinë edhe në tregjet e energjisë, duke kërcënuar të godasë koston e jetesës.

Indeksi NBP në Londër u rrit në një moment në mbi 500 pikë përqindjeje, duke tejkaluar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të vendosur në dhjetor, mes një situate të rënduar që shkaktoi kolapsin e një sërë furnizuesish të gazit për përdorim familjar.

Top Channel