Bretkosa ‘dembele’ bën xhiro në kurrizin e hardhucës së preferuar në imazhet nga Indonezia

09/03/2022 16:20

Një bretkosë bën xhiro falas në kopshtin e një shtëpie, në kurrizin e një zvarraniku.

Amfibi “dinak” dukej mjaft i kënaqur pasi u ngjit në kurrizin e zvarranikut që nuk kundërshtonte.

Gjithsesi hardhuca ngjyrë portokalli dukej pak e habitur të trajtohej si një “shërbim taksi.”

Fotografi Dzulfikri 50 vjeç, shkrepi momentet në kopshtin e tij në ishullin Java, Indonezi, në të cilat komentonte: “Ato duket se po pozojnë të dyja për kameran”.

“Isha me fat që bretkosa i kërceu në kurriz në momentin e duhur”.

“Unë u surprizova shumë” tha fotografi me fat.

FOTO GALERI
1/3
Një bretkosë bënte xhiro falas në kopshtin e një shtëpie, në kurrizin e një zvarraniku.

Top Channel