Mijëra emigrantë ukrainas në pritje për të kaluar në Rumani

08/03/2022 20:29

Mijëra emigrantë janë në pritje për të kaluar drejt Rumanisë.

Top Channel ka siguruar pamjet e situatës në kufirin Rumani-Ukrainë, në kalimin Kurubna. Tek stacioni i trenit për Kiev duket se ka radhë të gjatë njerëzish që presin të largohen nga vendi ku prej ditësh vijon lufta me forcat ruse.

Sot në mëngjes filloi evakuimi i qytetarëve nga Sumy, një qytet me 260 mijë banorë në veri-lindje të Ukrainës. Autobusët e parë u nisën falë një armëpushimi të përkohshëm që u arrit mes Ukrainës dhe Rusisë, për krijimin e një “korridori sigurie” që ndihmon qytetarët të shkojnë në Poltava, 170 kilometra më në jug të vendit.

Dy delegacionet u takuan të hënën për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve, por ky takim nuk solli një rezultat pozitiv, siç edhe pritej. Për momentin, zgjidhja diplomatike mbetet shumë larg.

Top Channel