Finalizohet operacioni policor i koduar “Adriatiku”, ku janw arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, nw kuadwr tw veprimtarisw për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve bwnw tw mundur  vwnien nw pranga tw shtetasve R. M., 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi  i bimëve narkotike”, dhe D. L., 44 vjeç, banues në Krujë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe shtetasi S. K., 24 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale janw sekuestruar 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh.  .

Sipas njoftimit tw policisw, kwta shtetas janw kapur nw flagrancw në oborrin e banesës së shtetasit R. M., i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, shtetasit D. L. dhe S. K., pw ta shistur mw pas në qarkun e Lezhës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel