“Putin e përmend Kosovën disa herë në javë”. Kurti ngre alarmin: BE dhe NATO të ndryshojnë mënyrat e anëtarësimit

08/03/2022 20:42

Kryeministri Albin Kurti paralajmëron se Kosova është ndoshta vendi më i rrezikuar nga lufta në Ukrainë, prandaj BE dhe NATO duhet të ndryshojnë mënyrat e anëtarësimit.

Në një intervistë për rrjetin AFP, Kurti thotë se dikur presidenti rus e përmdente Kosovën njëherë në muaj , ndërsa tani disa herë në javë.

Kurti: Ai është lideri i luftës, jo paqes, do gjithë Ukrainën , nëse jo të gjithë, do ta ndajë si Bosnjen, ta bëjë Kievin si Sarajevë të dytë si dhe ta përhapë konfliktin më tej. Meqë ata do të synojnë dhe konflikte të mëdha, Ballkani dhe Kosova janë të rrezikuar. Në të kaluarën presidenti rus na përmendte njëherë në muaj tani nga disa herë në jave.

Kurti thotë se po përballemi me një situatë të jashtëzakonshme ndaj Brukseli duhet ta rimendojë mënyrën për integrimin e brendshëm dhe zgjerimin në Ballkanin Përëndimor.

Kurti: Në këtë situatë ne nuk mund të sillemi në mënyrë të jzakonmshme, ndaj dhe anëtarësimi nuk mund të jetë sipas mënyrave të vjetra.Brukseli ta rimendojë një mënyrë të re për integrimin e brendshëm dhe për zgjerimin në Ballkanin Përëndimor.

Top Channel