Lufta që po zhvillohet në Ukrainë ka rritur mundësitë e përshkallëzimit të situatës edhe në Ballkanin Perëndimor.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për situatën duke thënë që e mbështetë integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Krahas Departamentit Amerikan të Shtetit ka reaguar edhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Ai, në një letër që është publikuar nga Ambasada e Amerikës në Beograd thotë se është i nevojshëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin

Evropian dhe se duhet të dyfishohet puna për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar një deklaratë të tillë, njëjtë sikur edhe Bashkimi Evropian. Megjithatë, sa i përket situatës në rajon, ditë më parë nga Zyra për Media e BE-së, për Top Channel thanë se po e monitorojnë gjendjen dhe se janë të përkushtuar në mbështetjen dhe të ardhmen

Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, kjo po shihet si e pamundur, për shkak të situatës në të cilën ndodhet Evropa.

“Nuk besoj se mund të ketë një zgjidhje kaq të shpejtë, duke e parë lëvizjen e BE-së karshi Kosovës, por edhe në tërësi se si ata e perceptojnë rrezikun dhe sigurinë”, tha Dritëro Arifi, njohës i çështjeve ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia janë pranë nënshkrimit të dy marrëveshjeve të tjera, atë për personat e pagjetur dhe energjinë elektrike në veri të vendit, njofton BE.

Derisa, shton se janë duke provuar të organizojnë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Top Channel