Një sherr me thika ka ndodhur ditën e djeshme pranë një gjimnazi në Pogradec, ndërsa ditën e sotme janë siguruar pamjet nga kamera e sigurisë që ndodhej aty pranë.

Në momentin e sherrit ku u përdor edhe thika, janë mbledhur disa nxënës përreth, të cilët nuk kanë mundur të shuajnë konfliktin, ndërsa njëri prej tyre është rrezuar në tokë.

Nxënësi i kësaj shkolle i identifikuar si J.L, ka goditur me thikë një person tjetër. I plagosuri mësohet se aktualisht është në spitalin e Pogradecit në reanimacion.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve shkollore, ndërkohë që zënkat midis minorenëve janë shpeshtuar në juglindje të vendit

Top Channel