Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati Teksa po afron ora që marketet në Kiev do të mbyllen, qytetarët janë dyndur për të marrë ushqime të mjaftueshme deri ditën e nesërme.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton nga Kievi se në markete nuk janë rritur çmimet, ndërsa nuk mungojnë produktet. Pijet aklolike janë të vetmet që nuk shiten, ndërsa pjesa tjetër e mallrave shitet si zakonisht se nuk ka mungesa.
“Është ora që po mbyllen supermarketet dhe nejrëzit po dynden për të blerë ushqime. Mund të gjenden edhe produktet e lukseit, edhe të mbijetesës si buka apo ushqimet e tjera. Nuk janë rritur çmimet, çdo gjë duket normale. Është vendosur të mos shitet alkol në pikat e shitjes, ndërsa pjesa tjetër funskionon nromalisht, janë nga të gjitha produktet”, raporton Bibe nga Kievi.
Teksa kryeqyteti ukrainas është rrethuar plotësisht nga Rusia, rrugët e Kievit janë bosh dhe nuk lejohet që civilët e thjeshtë të dalin. Të vetmit që lejohen janë ushtarët dhe punonjësit e shtetit.
Top Channel