Harvester in the field. Harvesting combines in the fields of Novovodolazhsky district of Kharkiv region, Ukraine on July 25, 2017. (Photo by Pavlo Pakhomenko/NurPhoto via Getty Images)

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin.

Sipas një rezolute të kabinetit që kaloi të martë, deri më tani është ndaluar eksporti i tërshërës, melit, sheqerit, kripës, grurit, mishit, si dhe bagëtia dhe nënproduktet e tij nga Ukraina.

Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko tha se kjo është bërë për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë dhe për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike.

Sipas të dhënave nga Komisioni Evropian, Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj në Evropë të prodhimeve bujqësore.

Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë përgjegjëse për pothuajse 30% të eksporteve globale të grurit.

Sipas një shkrimi të CNN,  çmimet e grurit u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, duke arritur çmime të papara që nga viti 2008.

Top Channel