
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Alban Dyrmishin, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi dyshohet se ushtronte prostitucionin në një banesë të cilën e kishte kamufluar si qendër masazhi.
Gjykata vendosi arrest shtëpie për Dyrmishin, i cili sipas policisë, ushtronte aktivitetin e tij në një pallat në zonën e ish-Bllokut.
Mësohet se policia arriti të identifikojë personat që ishin të punësuar, pronarin dhe më pas ka nisur edhe verfikimet e tyre, derisa ka ndërhyrë në objekt, duke bërë të mundur sipas saj edhe zbulimin e një aktiviteti të mirëfilltë kriminal që merrej me shfrytëzimin e punonjësve edhe për prostitucion.
Top Channel