Nafta, krerët e Arabisë dhe Emirateve refuzojnë Biden, SHBA “flirton” me Venezuelën

09/03/2022 12:47

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë të gjitha importet e naftës dhe energjisë nga Rusia, duke e cilësuar një hap të tillë “një goditje tjetër të fuqishme ndaj makinës së luftës së Putinit”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e pranoi se një bllokadë e tillë do të ketë pasoja dhe për konsumatorët amerikane, sepse do të rrisë çmimin e karburantit në SHBA, por shtoi kjo lëvizje gëzon mbështetje dypartiake në Kongres dhe nënvizoi se Amerika “nuk do të jenë pjesë e subvencionimit të Putinit”.

Vendimi i tij u përgëzua menjëherë nga  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e falenderoi Presidentin Biden për “goditjen në zemrën e makinerisë së luftës së Putinit” nëpërmjet sanksioneve energjitike ndaj Rusisë. Por Amerikës ndërkohë, i duhen aleatë të tjerë për të shmangur një krizë të mundshme energjetike.

Dy prej vendeve kyçe të cilave u është drejtuar Biden, duket se kanë zgjedhur ta bëjnë veshin e shurdhër.

Sipas Ëall Street Journal, liderët e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk i janë përgjigjur pozitivisht përpjekjeve të SHBA-së për të organizuar telefonata mes tyre dhe presidentit amerikan. Si princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman ashtu dhe sheiku i Emirateve, Mohammed bin Zayed al Nahyan, nuk ishin te disponueshem për diskutime.

Javën e kaluar, OPEC+, i cili përfshin Rusinë, refuzoi të rrisë prodhimin e naftës pavarësisht nga kërkesat perëndimore.

E ndërkohë, Shtetet e Bashkuara për të parën herë prej vitesh të tëra kanë hapur kanalet diplomatike me Venezuelën, një aleate e hershme e Moskës, dhe nje vend me rezerva të mëdha nafte. Venezuela liroi dy amerikanë nga burgu, një gjest i dukshëm i vullnetit të mirë ndaj administratës Biden, i cili po shihet si prelud të mundshëm për rritjen e prodhimit me qëllimin zbutjen e rritjes së e çmimeve.

Top Channel