Barcelona bën ofertën e parë për anësorin e Ajaxit

08/03/2022 21:09

Barcelona vazhdon të bëjë hapa para për të siguruar shërbimet e anësorit të Ajaxit të Amsterdamit, Noussair Mazraoui.

24-vjeçari maroken ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me “harkëtarët” kështu që klubet e mëdha janë hedhur në sulm për ta marrë në përfundim të sezonit me kosto zero. Ashtu si Erling Haaland, ai është në grupin e lojtarëve që menaxhohen nga italiani Mino Raiola.

Sipas Fabrizio Romanos, një gazetar italian i specializuar për zhvillimet në tregun e futbollistëve, Barcelona ka bërë një propozim fillestar për lojtarin, por pa i zbuluar shifrat. Janarin e kaluar ai ishte tashmë në axhendën e Barcelonës, por për arsye që lidhen me problemet e klubit katalan me pagat, transferimi nuk u krye. Milani dhe Borussia e Dortmundit janë gjithashtu në garë për shërbimet e marokenit.

Top Channel