David Bennett, pacienti 57-vjeçar me zemër derri ka ndërruar jetë ditën e martë.

Mbetet e paqartë se çfarë i shkaktoi vdekjen. Në janar, një ekip kirurgësh në SHBA arriti për herë të parë t’i transplantojë me sukses një pacienti një zemër derri. Organi i kafshës, të cilin mjekët e kishte modifikuar fillimisht gjenetikisht, iu transplantua 57-vjeçarit David Bennett.

Bennett vuante nga një sëmundje zemre që i kërcënon jetën dhe kishte vetëm dy mundësi: vdekjen ose zemrën e një derri. Ai filloi të përkeqësohej ditët e fundit derisa ndërroi jetë.

Studiuesit po planifikojnë të kryejnë një ekspertizë mjeko-ligjore të vdekjes së tij dhe të publikojnë rezultatet në një revistë të rishikuar nga kolegët.

Top Channel