BE shtrëngon dorën mbi Rusinë, sanksione të reja: “Mbyten” oligarkët

09/03/2022 18:02

Bashkimi Europian po përgatit një raund të tretë mbytës sanksionesh ndaj Rusisë, duke shënjestruar një numër më të madh të oligarkëve dhe zyrtarëve të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Presidenca franceze e Këshillit Evropian, sqaroi se objektivi i masave të reja shpaguese të bllokut, janë liderë rusë, oligarkë dhe familjet e tyre, duke përmendur sidomos ata në agresionin kundër vendit fqinj.

Ky raund i tretë sanksionesh, njëherazi paketa më e madhe e masave të tilla e Brukselit që prej fillimit të ofensivës ruse në 24 shkurt, përfshin ngrirje të aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë në BE, si dhe ndalesë ndaj mediave të Kremlinit në bllok.Sipas Presidencës franceze, sanksionet synojnë të përjashtojnë edhe tri banka bjelloruse nga sistemi financiar i pagesave, SWIFT, të sqarojnë çështjen e kriptovalutave dhe të ofrojnë një listë të mallrave që nuk mund të shiten mes Rusisë dhe BE-së.

Bashkimi Evropian ka sanksionuar deri më tani 680 njerëz dhe 53 subjekte prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014, më pas kur ka njohur pavarësinë e rajoneve Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë.

Rusias, sipas agjensisë së njohur te vlerësimit të kredisë, Fitch Ratings, shumë shpejt, nuk do të jetë në gjendje të paguajë huatë. Fitch e uli vlerësimin e saj për Rusinë, duke thënë se është e pashmangshme që të arrijë në pikën të mos shlyejë dot borxhin.

Top Channel