Tre qytetarë nga Vlora dhe Saranda janë vënën në hetim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin D. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke ndërtuar në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Një 37-vjeçar banues në Sarandë, me iniciale E. A., u procedua penalisht për veprën penale “Shkatërrimi pronës”, pas kallëzimit të shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë,  se ai i ka dëmtuar gomat e makinës.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, procedeuan penalisht edhe shtetasin A. G., 38 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel