Një dhomë konvikti në Qytet Studenti është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.

Nuk ka të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel