Të afërmit presin të burgosurit e liruar me amnistinë e Vitit të Ri budist në Mianmar
17/04 21:32
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha sot se mbrojtja ajrore e Ukrainës kishte rezultuar e suksesshme kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi pushtimin rus, ministria tha se Ukraina ka penguar Rusinë në arritjen es ynuar të kontrollit të ajrit.
“Lufta në veri-perëndim të Kievit mbetet e vazhdueshme me forcat ruse që nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm”, shkruhet në deklaratë.
Po ashtu, ministria paralajmëroi se qytetet ukrainase të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse dhe vazhdojnë të vuajnë nga sulmet e forcave ruse.
Top Channel