Rusia premton sot korridore të reja humanitare në Ukrainë

09/03/2022 08:47

Rusia njofton se do të sigurojë korridore humanitare edhe sot për ukrainasit që ikin nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

Po ashtu bëhet me dije se nga ora 7 e mëngjesit forcat do të “vëzhgojnë një regjim heshtjeje”.

Ajo vjen pasi kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ka tejkaluar dy milionë.

Nga ana tjetër, autoritetet në Kiev kanë akuzuar më parë Moskën për bombardimin e një korridori refugjatësh të destinuar për banorët që përpiqeshin të arratiseshin nga Mariupol. Më herët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se shumë banorë të Mariupolit përballen me një situatë “apokaliptike”, pa ujë, energji apo ngrohje.

Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës, Olga Stefanishyna, tha se 5000 civilë u evakuuan dje nga rajoni Sumy, ku 21 persona u vranë në sulmet ajrore.

 

Top Channel