Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje sot për një armëpushim për të lejuar kryerjen e riparimeve për të rivendosur furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Kuleba tha se gjeneratorët rezervë me naftë mund të fuqizojnë centralin vetëm për 48-orët e ardhshme dhe më pas sistemet e ftohjes së objektit të magazinimit të karburantit bërthamor të harxhuar do të ndalojnë. Më tej, Kuleba ka shtuar se pasojë e kësaj situate do të jetë rrjedhje e rrezatimit.

Kompania shtetërore bërthamore, Energoatom, tha se era mund të transferojë renë radioaktive në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës.

Ish-uzina bërthamore në Çernobil është vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986.

Top Channel