Ambasadori japonez nga Korça: I shqetësuar për situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës

09/03/2022 14:54

Ambasadori japonez është shprehur i shqetësuar për situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës, në një komunikim për mediat nga Korça.

“Jam i shqetësuar për situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës. Japonia qëndron në mbështetje të Ukrainës dhe vendeve të tjera perëndimore BE, USA dhe Shqipërinë. Qeveria japoneze mbështet civilët ukrainas në këtë situatë dhe dëshiron që të mbizotërojë paqja në botë dhe rregulli.  Tani që po përballemi me rritje çmimesh sidomos të gazit dhe naftës qeveria japoneze po përpiqet të shohë zgjidhje të tjera”, tha ai.

Top Channel