E premte, 15 Prill 2022
11:21
E rëndë në Tiranë/ Bie nga lartësia, humb jetën një punëtor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

11:15
Përleshje me policinë izraelite, plagosen mbi 100 palestinezë

Mbi 100 palestinezë janë plagosur si pasojë e përleshjeve me policinë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, kanë thënë autoritetet shëndetësore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

11:10
Arrestohet 50-vjeçari në Kosovë, ndaloi makinën dhe ngacmoi seksualisht një vajzë

Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë.

11:09
Franca do të rihapë ambasadën e saj në Kiev

Franca tha më 14 prill se ambasada e saj në Ukrainë do të rikthehet në Kiev, pasi ishte zhvendosur në qytetin perëndimor të Lvivit në mars, pas nisjes së pushtimit rus.

11:07
Korridoret humanitare në Ukrainë/ Kryqi i Kuq: Puna në terren është sfiduese, ekspozohemi nga rreziku

Nëntë korridore humanitare ishin planifikuar të hapeshin ditën e sotme në Ukrainën lindore dhe jugore, por pavarësisht se një gjë e tillë është në rregull parimisht, është shumë e vështirë për tu zbatuar në praktikë.

10:55
Pasi klienti vdiq, i bllokoi llogarinë/ Kush është përmbaruesi i arrestuar, vëllai i ish-deputetit Alimadhi (Historia në 2017-tën)

Përmbaruesi Fatos Alimadhi që u arrrestua për shpërdorim detyre nga policia, është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi.

10:53
Zjarr në Prishtinë, brenda ndërtesës ishin 7 anëtarë të familjes

Shtatë anëtarë të familjes Pireva ishin brenda ndërtesës që mori flakë mesditën e së enjtes në Lagjen Tophane në Prishtinë.

10:48
“Ishte si ëngjëll, nuk kishte probleme me mëlçinë”, dëshmia e mjekes për Malenën. Komenti për nënën që dyshohet se vrau vajzat

Mjekja ka zbuluar detaje për vdekjen e vajzës së vogël të Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis. Sipas saj, e vogla Malena nuk ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të mëlçisë.

10:39
Zjarr në një banesë në Gjirokastër, dyshohet se e vuri vajza e familjes

Një banesë dy katëshe në lagjen Dunavat në Gjirokastër është përfshirë nga flakët, që ende nuk është izoluar dot nga zjarrfikësit edhe për shkak të vështirësive të terrenit.

10:38
U kapën me kokainë, arrestohen dy persona në Lezhë

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

10:35
Shenjat e plumbave në xhama, policia rrethon mobilerinë në Krujë (pamjet nga vendngjarja)

Kanë dalë pamjet nga biznesi në Krujë që gjatë natës u qëllua me breshëri automatiku. Siç duket nga pamjet, xhamat e biznesit janë dëmtuar nga plumbat.

10:31
“Si një akt terrorist”, sulm ndaj policisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm tregon çfarë ndodhi: U goditën 2 veturat…

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës bashkë me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samendin Mehmetin kanë bërë të ditur që mëngjesin e sotëm policia kufitare është sulmuar teksa bëhej ndërrimi i zyrtarëve.

10:28
Rusia: Kievi do të jetë shënjestër e sulmeve ditët e ardhshme

Ministria e Mbrojtjes në Rusi, ka bërë një njoftim ditën e sotme ku bën me dije se ka kryer sulm me raketa në shënjestër të kryeqytetit të Ukrainës dhe se këto sulme do të intensifikohen në forma hakmarrjeje për sulmet që pretendohet se Ukraina ka bërë në kufi të Rusisë.

10:14
Shkëmbehen ushtarët ukrainas me të burgosurit rusë në Kherson, nuk dihet ende numri i saktë që mbajnë të dyja palët

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë informuar ditën e sotme se në rajonin Kherson në Ukrainën jugore janë shkëmbyer ushtarë rusë me ukrainas.

10:11
Si e do partnerin Beniada? Shoqja i zbulon “kriteret”: E do pa bark të madh…

Modelja e njohur Benaiada Nishani, e njohur për natyrën e saj pa komplekse, ka zbuluar ‘kriteret’ për partnerin e saj të ardhshëm.

09:51
Gjobëvënie? Breshëri me automatik në një biznes në Krujë, çfarë deklaron pronari

Të shtëna me armë zjarri në një biznes të Krujës.

09:51
Sot merret në pyetje nga SPAK, Lefter Koka mbërrin në ambientet e burgut 313

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbërritur në ambientet e burgut ku pritet të merret në pyetje nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

09:51
Guvernatori i Luhanskut kërkesë banorëve: Largohuni nga vendi para se të jetë shumë vonë

Guvernatori Serhiy Gaidai i rajonit Luhansk të Ukrainës në lindje të vendit, u ka kërkuar banorëve të gjashtë qyteteve që të evakuohen menjëherë.

09:46
Çmime rekord për ushqimet në mbarë botën

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka prekur rëndë tregjet dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve.

09:40
Beniada Nishani flet për udhëtimin në Itali: Më dridhej trupi, ishte moment magjik

Modelja e njohur Beniada, ishte për disa ditë në Itali dhe mori pjesë në emisionin Tiki Taka nga Piero Chiambretti.

09:25
Bllokonte llogaritë rrjedhëse, pa dijeninë e kompanisë/ Arrestohet punonjësi (Emri)

Një përmbarues privat ka shpërdoruar detyrën, duke firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti, pa e njoftuar atë.

09:18
Nuk i ndan as lufta, rusi dhe gruaja nga Ukraina martohen në kufirin meksiko-amerikan

Dy azilkërkues në SHBA, një ukrainase dhe një rus janë martuar në një ceremoni të vogël në qytetin kufitar meksikan të Tijuana. Ukrainasja Daria Sakhniuk dhe rusi Semen Bobrovski u martuan të mërkurën në zyrat e gjendjes civile meksikane.

09:11
Zelensky lavdëron ukrainasit: 50 ditë rezistencë heroike, na thanë do ia mbathni për 5 ditë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, lavdëroi ukrainasit për rezistencën e fortë që bënë në këto 50 ditë luftë, në një kohë kur rusët u kishin dhënë maksimumi 5 ditë mbijetese si komb pas fillimit të mësymjes së tyre.

09:11
I dyshuari i sulmit në Nju Jork do të mbahet në burg pa kushte

Frank James, burri i akuzuar për sulm në një tren metroje në qytetin e Nju Jorkut, do të mbahet në burg pa mundësi të lirimit me kusht, derisa të gjykohet për akuzat federale për terrorizëm.

09:02
Cardi B publikon fotografinë e djalit, i vendos varësen me diamant në qafë

Cardi B dhe Offset kanë zbuluar emrin e djalit të tyre 7 muajsh.

08:58
Bllokimi i tregtisë/ Shqipëria importon 2.4% të totalit të importeve ushqimore nga Kosova, gjysma është birrë

Qeveria e Kosovës me një vendim të posaçëm dje ndaloi përkohësisht eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë.

08:48
Rusia akuzon Ukrainën për sulm me helikopter

Zyrtarët rusë pretenduan se helikopterët ukrainas goditën ndërtesat e banimit dhe plagosën shtatë persona në rajonin Bryansk të Rusisë.

08:48
Covid-19 dhe plakja e popullsisë do shtojnë 10 vitet e ardhshme rastet me kancer dhe të sëmurit kronik

Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabetin dhe kancerin.

08:37
Gjermani: Policia shkatërron një grup ekstremist të djathtë

Sipas hetuesve grupi ekstremist që synonte të sulmonte rrjetin e energjisë planifikonte sulme me bomba për të krijuar një situatë “të ngjashme me luftën civile” dhe për të rrëzuar pushtetin në Gjermani.

08:33
Ekstremistë të djathtë parashikonin sulme dhe rrëmbime në Gjermani

“Patriotët e Bashkuar” dyshohet se kishin planifikuar të provokonin situata të luftës civile në Gjermani. Ata planifikonin edhe rrëmbimin e Ministrit gjerman të Shëndetësisë.

08:24
Hasenhuttl “nuk e lëshon” Brojën: Chelsea në pozitë të vështirë!

Southampton kërkon më çdo kusht të mbajë në organikën e saj edhe për sezonin e ardhshëm Armando Brojën.

08:23
Shefi i CIA-s: Kërcënimi bërthamor nga Rusia, nuk duhet marrë lehtë

Kërcënimi se Rusia mund të përdorë potencialisht armë bërthamore taktike në Ukrainë nuk është diçka që mund të merret lehtë, tha të enjten drejtori i CIA-s William Burns, por ai shtoi se Uashingtoni nuk ka parë shumë prova praktike që e përforcojnë këtë shqetësim.

08:15
Parashikimi i motit për sot, rriten sërish temperaturat

Vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta.

E enjte, 14 Prill 2022
23:12
Bardhi: Berisha të tërhiqet, ka 31 vite që nuk lejon të krijohet lidershipi në PD

Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika, thotë Gazment Bardhi, pasi “Në 31 vite nuk ka lejuar të rritet një lidership në Partinë Demokratike”.

22:54
Bollino në Top Story: Berisha do kontrollin e PD-së për të fituar imunitet, pse dyshoj se SPAK ka frikë

Analisti Carlo Bollino u shpreh në Top Story se Sali Berisha do kontrollin e PD për të fituar imunitet.

22:47
Papa u lan dhe u puth këmbët të burgosurve në Romë

Papa Françesku kreu ceremoninë e “Larjes së këmbëve” me dymbëdhjetë të burgosur gjatë një vizite në burgun e Civitavecchia, në veriperëndim të Romës, si pjesë e përkujtimit të të Enjtes së Madhe para Pashkëve.

22:44
Dy fëmijë të tjerë vdesin pas sulmit me raketa në stacionin e trenit, rëndohet bilanci i vdekjeve

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka raportuar se dy fëmijë të tjerë kanë vdekur pas një sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk javën e kaluar.

22:43
Banka Qendrore Evropiane nuk rrit normat e interesit, inflacioni dhe Ukraina trondisin eurozonën

Banka Qendrore Evropiane i mbajti të pandryshuara planet e saj stimuluese dhe normat e interesit, përballë inflacionit rekord, ndërsa lufta në Ukrainë zbehu pritshmëritë mbi ekonominë e eurozonës.

22:26
“Ngërçi në PD, faji i Berishës”/ Ndreca: Nuk iku kurrë nga e djathta, nuk e la të lirë partinë

Avokati Plarent Ndreca është i mendimit se shkaktari kryesor i krizës në Partinë Demokratike është Sali Berisha.

22:21
Tashmë ka vetëm rrënoja, pamje dramatike nga Mariupoli i bombarduar

Mariupol ka qenë në qendër të disa prej luftimeve më intensive nga forcat ruse që në fillimin e luftës.

22:20
Bardhi ironi me Bozdon: Ke vuajtur, ke derdhur shumë djersë për PD-në

Deputeti Gazment Bardhi dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Eno Bozdo janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin këtë mbrëmje në Top Story.

22:18
Kush e shkatërroi luftanijen ruse? Media shtetërore: “Moskva” u mbyt

Luftanija Moskva, është mbytur, ishte vetë ministria e mbrojtjes ruse e cila konfirmoi lajmin, pasi prej orësh të tëra aludohej mbi fatin e saj. Moskva, po tërhiqej në port kur “stuhitë detare” shkaktuan fundosjen e saj, tha ministria në sqarimin e saj duke mos pranuar kështu se ajo është goditur nga ukrainasit.

22:00
Pas shkarkimit nga kryebashkiaku Bardh Spahia, reagon ashpër administratori i Dajçit dhe anëtari i PD, Gjovalin Darragjati: Vendime si të komitetit të Partisë Komuniste

Administratori i Dajçit dhe anëtari i PD-së, Gjovalin Darragjati ka reaguar pas shkarkimit  të tij nga kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

21:50
Bardhi zbulon detajet nga takimi mes Alibeajt dhe Nokës, për çfarë ranë dakord

Partia Demokratike është përballë sfidës dhe nevojës së ribashkimit, teksa palët kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën si duhet bërë ky proces.

21:48
“Ukraina është një skenë krimi”, kryeprokurori viziton qytetin e Buchas pas zbulimit të varrezave masive

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) Karim Khan vizitoi qytetet ukrainase të Bucha dhe Borodyanka këtë javë.

21:40
Burri në SHBA thotë se vrau gruan e fëmijët prej ‘afrimit të apokalipsit, për të kaluar në anën tjetër’ (fotot)

Një burrë dhe një grua në SHBA kishin rënë dakord të vrisnin 3 fëmijët dhe veten e tyre në dhjetor 2019, pasi besonin se po afronte fundi i botës, u tha dje në gjyqit e babait të familjes, i vetmi i mbijetuar nga ngjarja e rëndë.

21:37
Bozdo në Top Story: Kriza ka vetëm një emër, Lulzim Basha, dorëheqja e tij ishte thjesht një tërheqje

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo tha se largimi i Lulzim Bashës nga PD-ja nuk ishte i sinqertë.

21:29
Top Story/ Bardhi zbardh takimin me Berishën…

Deputeti Gazment Bardhi i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story  nga Sokol Balla në Top Channel ka dhënë detaje në lidhje me takimin e tyre në selinë e PD-së.

21:22
Bardhi në Top Story: Demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Alibeajt

Deputeti Gazment Bardhi i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story  nga Sokol Balla në Top Channel tha se demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Alibeajt

21:22
“Moody’s” ul pritshmërinë/ Nga 4.5%, tani parashikon që ekonomia të rritet me 3.4%

Ndikimet e luftës në Ukrainë vazhdojnë të reflektohen në ekonominë shqiptare. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Moddy’s” ka rishikuar me tkurrje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.4%, nga 4.5 që kishte parashikuar fillimisht.

20:50
Musk ofron 43 miliardë dollarë për blerjen e Twitter-it

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk po ofron që ta blejë Twitter-in, duke thënë se kjo platformë e mediave sociale, të cilin ai e kishte kritikuar se nuk përmbush parimet e lirisë së shprehjes – duhet të transformohet në kompani private.

20:35
Fiks Fare/ Thumanë, humb dy shtëpi nga tërmeti, bashkia e lë pa shtëpi e pa bonus qiraje

Prej dy vitesh Arben Muça nga Thumana e Krujës ka humbur dy shtëpi  banimi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

20:11
​Osmani për CNN: Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot se zhvillimet në Ukrainë mund të prekin edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë edhe kontinentin evropian.

20:03
Kamboxhia celebron Vitin e Ri ‘Kmer’ pas dy vjet pezullimesh (fotot)

Kamboxhia festonte sot vitin e ri Kmer që shënon fundin e sezonit të korrjeve në kulturën tradicionale vendase.

19:59
Pushohen nga puna administratorët e Postribës dhe Dajçit, ish-deputeti: Sa tallës duket slogani “Për një PD më të bashkuar”

Ish deputeti i Shkodrës, Ramiz Çobaj ka ironizuar sloganin “Për një PD më të bashkuar”, duke bërë publik largimin nga puna të dy administratorëve të njësive Postribë dhe Dajç të bashkisë Shkodër.

19:55
Hetimi i Top Channel, debat në Kuvend/ Përplasja mes ministres Kushi dhe ish-kryeministrit Berisha

Emisioni investigativ “Inside Story” në Top Channel, publikoi të dhëna tronditëse se si universitet shqiptare në kohë pandemie kur mësimi bëhej ‘online’ shpenzonin para për karburant.

19:51
Speci që “djeg” fermerët/ Dështojnë me prodhimin për shkak të farave jashtë standardit

Fermerët nga fshati Çiflig i Dimalit këtë vit do të prodhojnë më pak speca.

19:49
Sa do të kushtojë energjia? Çmimet e rritura mund të prekin 55 mijë deri në 65 mijë familje

Për të kursyer energjinë elektrike, qeveria po mendon që të faturojë më shumë një pjesë të familjeve shqiptare. Ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’i vijë një çmim i ri në faturën e dritave.

19:44
Alqi Bllako fillon të flasë! Pyetet nga SPAK: akuzon komisionin për inceneratorët

Përmbi dy orë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u pyet nga SPAK për procedurën e dhënies me koncension të inceneratorit të Fierit, një çështje që i kushtoi atij jo vetëm mandatin, por edhe lirinë.

19:41
“E pres tre ore jashtë tek parukeria”, Neritani çudit me deklaratën e tij

Debati i Astritit dhe Alesjas nuk kurseu edhe konkurentët e tjerë, të cilët dhanë mendimet e tyre rreth situatës së krijuar.

19:40
Emels Xhaxhaj  në krye të PD dega Roskovec

Banorët e Roskovecit votuan Emels Xhaxhajn në krye të PD-së dega Roskovec.

19:35
“I dërguari” i sanksioneve/ Blinken: Do ketë rol për llogaridhënien e korrupsionit

Presidenti Jo Biden e ka vendosur luftën ndaj korrupsionit e të korruptuarve si një prioritet.

19:24
Ekskluzive për Ftesë në 5/ Lorela Cubaj, shqiptarja e parë që do të luajë në WNBA: Dua gjithnjë fitore!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Lorela Cubaj, vajza me origjinë shqiptare që do të luajë në kampionatin e njohur të basketbollit WNBA.

19:12
Aksident tragjik në Itali! Kush ishte 24-vjeçarja që ndërroi jetë

Një aksident tragjik ndodhi në Rovigo të Italisë, me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje shqiptare.

19:12
Dënohet xhihadisti i Shtetit Islamik, gjykata amerikane e shpall fajtor për përfshirje në ekzekutimin e pengjeve në Siri

Një ish-xhihadist britanik është shpallur këtë të enjte fajtor nga gjykata amerikane për vrasjen e pengjeve në Siri.

19:12
“Është person me dy fytyra”, Astriti shpërthen me akuza ndaj Alesjas

Takimi i Alesjas dhe Jetmirit shkoi shumë mirë, por situatat në studion e Për’puthen agravuan nga debatet.

19:04
“Disa shtete evropiane vijojnë të blejnë naftë ruse”, Zelensky flet për BBC: Fitojnë para me gjakun e njerëzve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë ruse se “fitojnë para me gjakun e njerëzve të tjerë”.

18:58
Kuvendi/ Miratohet akti normativ për letërnjoftimin elektronik dhe dy projektligje

Një Akt Normativ, dy projektligje dhe katër projektvendime u miratuan këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit.

18:54
Kim këshillon vajzat të punojnë, shpërthen ish-punonjësja: Kur punoja për Kardashians, nuk më paguanin…

Një vajzë që më parë ka punuar për familjen Kardashian tregon për kushtet e këqija sidomos pagën e ulët që merrte në atë kohë.

18:43
Protestuesja tenton të prishë takimin elektoral të Le Pen, rojet e shtrijnë përtokë dhe e tërheqin jashtë (video gazmore)

Një protestuese është tërhequr zvarrë në dysheme gjatë një konference të Marine Le Pen pasi ngriti një tabelë ku tregonte kandidaten presidenciale franceze me presidentin rus Vladimir Putin.

18:41
Ministri i Jashtëm turk:Vijojmë punën për një takim Putin-Zelensky! Vrasjet në Bucha ndikuan negativisht në proces

Turqia vijon punën për organizimin e një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, tha këtë të enjte ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu për kanalin turk të lajmeve NTV.

18:26
“Më vranë djalin”, nëna ukrainase rrëfen tmerrin kur rusët sulmuan anijen me të cilën po arratiseshin

Një nënë ukrainase ka treguar për CNN se si djali dhe burri i saj 12-vjeçar u vranë teksa iknin me një varkë evakuimi në rajonin jugor Kherson të Ukrainës.

18:18
Top Talk/ Ilir Demalia “flakurimë” ndaj politikës për raportin e DASH mbi korrupsionin

Raporti i DASH për korrupsionin në Shqipëri, është një raport i bazuar në atë që shohin vetë shqiptarët, thotë opinionisti Ilir Demalia.

18:10
Kampioni amerikan i ‘bodybuilding’ vdes në moshën 44 vjeçare (fotot)

Kampioni amerikan i sportit të ‘bodybuilding’ Cedric McMillan ka vdekur në moshën 44 vjeçare, sipas raportimeve, prej problemeve me zemrën, komplikacioneve të Covid-19 dhe një aksidenti me biçikletë.

17:49
Rasti ekstrem në Greqi/ Fëmijët mes minjve e buburreca në shtëpi, psikologia: Ka dhe në Shqipëri raste të tilla

Psikologia Eriona Hoxha tregoi disa detaje rreth ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Greqi, ku nëna shqiptare i mbante fëmijët e saj në një ambient me minj dhe buburreca.

17:40
Protesta në SHBA pas videos së vrasjes së të riut me ngjyrë nga polici rrugor (Video)

Qindra protestues u mblodhën dje jashtë stacionit të policisë së Michigan pasi zyrtarët publikuan imazhet e të shtënave në kurriz të një të riu me ngjyrë pas konfrontimit me një polic që ndaloi makinën e tij më 4 prill.

17:37
Raporti i DASH/ Noka: Shumë realist, pasqyron të gjitha shqetësimet që ka ngritur opozita

Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që kritikon Shqipërinë për mosndëshkimin e krimit dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë si dhe hapat prapa në lirinë e shprehjes, deputeti demokrat Flamur Noka e cilëson si “tepër realist dhe objektiv”.

17:32
Sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, i biri deputet flet në Kuvend: Po ndjek hapat institucionalë. Një fjalë për Lulzim Bashën

Aqif Rakipi ish deputeti i sanksionuar nga SHBA, po ndjek hapat institucionalë kundër vendimit të Departamentit Amerikan të Thesarit. Lajmi u konfirmua në parlament nga i biri deputet Orlando Rakipi, i cili ndër të tjera hodhi akuza ndaj ish kryedemokratit Lulzim Basha.

17:15
Ndërron jetë 76-vjeçari me COVID/ 6 të prekur në spital, një në gjendje më të rënduar

Një 76-vjeçar nga Vlora ndërroi jetë nga COVID, ndërsa në spital janë të shtruar gjashtë të infektuar dhe një prej tyre është në gjendje më të rënduar.

17:13
Rusët i shkatërruan ëndrrat! 10-vjeçarja humb nënën dhe këmbët nga sulmi në Kramatorsk

Yana është vetëm 10 vjeç. Ajo është një nga katër fëmijët që sapo kam takuar në një spital ukrainas.

17:04
Gjykata i lë fëmijën e mitur në kujdestari, 30-vjeçarja e braktis

Një 30-vjeçare banuese në Elbasan është shpallur në kërkim pas denoncimit nga ish-bashkëshorti.

17:01
Ukraina: Shkatërruam urën kur autokolona ruse po kalonte (Foto)

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se shkatërruan një urë në rajonin e Kharkiv, ndërsa një autokolonë ruse po kalonte. 

17:01
Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 36-vjeçari

36-vjeçari me iniciale E. D., banues në Elbasan është arrestuar pasi kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

16:59
Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet i riu në Elbasan

Një 29 vjeçar me iniciale R. K., banues në Elbasan u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

16:57
Gjermania kap bandën e radikalëve anti-kufizime që do të rrëmbenin ministrin e shëndetësisë (fotot)

Policia në Gjermani tha sot se ka arrestuar katër njerëz të akuzuar se kërkonin të krijonin”gjendje lufte civile” dhe të merrnin peng ministrin e shwndetësisë së vendit.

16:56
Disfata e Rusisë, çfarë tregojnë imazhet e tankeve të shkatërruar në Ukrainë

Një ndër elementët më të rëndësishëm të ushtrive në fushë betejë janë kamionët që transportojnë ushtarët dhe furnizojnë mjetet e luftës me karburant, predha dhe materiale të tjera.

16:54
Merrnin materiale ndërtimi me anë të mashtrimit, arrestohet 40-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 40 vjeçar me iniciale E. F., banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan është arrestuar pasi me anë të mashtrimit ka marrë disa materiale ndërtimi pa bërë pagesën.

16:30
Konflikti në Ukrainë/ Turqia thotë se ‘jemi në një Luftë të Ftohtë të re’ (fotot)

Ankaraja ka paralajmëruar se situata aktuale mund të ketë efekte afatgjata.

16:22
EMRAT/ Shisnin produkte kontrabandë, gjykata liron 14 administratorët e faqeve online, iu komunikohen masat e reja

15 administratorët e faqeve on line të arrestuar pak ditë më parë, për tregtim të produkteve kontrabandë janë kanë lënë sot qelitë. Gjykata e Tiranës iu ka komunikuar sot 15 të arrestuarëve masat e reja, nga të cilët 7 do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, dhe te tjeret me detyrim paraqitje.

16:21
Ukraina sulmon një luftanije ruse në Detin e Zi

Ukraina thotë se ka sulmuar me raketa një anije ruse në Detin e Zi dhe e ka dëmtuar rëndë të njëjtën, teksa Moska po zhvendos fushatën e saj ushtarake në lindje dhe luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin-port ukrainas të Mariupolit.

16:08
Juventusi me njoftim zyrtar, rinovon kontratën me “gardianin” deri në vitin 2025

Klubi i Juventusit rinovon me portierin italian, Mattia Perin, deri në vitin 2025. “Zonja e Vjetër” e dha lajmin nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ku ndër të tjera shkruhej:

16:03
Jennifer Lopez poston videon emocionale, njofton se Ben Affleck i ka propozuar për martesë (pamjet)

Jennifer Lopez ka postuar dje në rrjet një video intime ku tregon se teksa bënte një banjë në vaskë i dashuri Ben Affleck i propozoi me unazë në dorë.

15:49
Escobar: Shqipëria të lërë pas të shkuarën, me PD-në kemi marrëdhënie të mirë!

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, një prej njohësve më të mirë të cështjeve të Ballkanit në Departamentin amerikan të Shtetit, këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

15:37
Futbollistet afgane janë të strehuara si refugjate lufte në Shengjin

Një pjesë e futbollisteve profesioniste dhe amatore të skuadrave të ndryshme afgane qëndrojnë në Lezhë në kuadrin e ndihmës së qeverisë shqiptare për mikrpritjen e tyre prej mëse 6 muajsh tashmë.

15:32
16 të huaj “bëhen” shqiptarë, betimi për nënshtetësinë para kryetarit të bashkisë së tiranës

Shtetas të huaj, profesionistë në fusha të ndryshme, zgjedhin Tiranën për të ndërtuar jo vetëm karrierën e tyre, por edhe për të jetuar. Të tillë janë edhe 16 shtetasit më të rinj që morën nënshtetësinë shqiptare dhe u betuan përpara kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

15:29
Aksident në Shënkoll, mjeti i policisë kufitare përplaset me ‘Benz’-in

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë Lezhë, tek kryqëzimi i Shënkoll-Tale në vendin e quajtur ura e “Prekanit”.

15:25
Azilantët do dërgohen në Ruanda, Britania bën marrëveshjen e re në Afrikë, pasi dështoi me Shqipërinë

Pasi nuk e arriti me Shqipërinë dhe Gjibraltarin, tanimë Britania ka nënshkruar një marrëveshje me Ruandën në përpjekje për të shqyrtuar kërkesat për azil të atyre që kalojnë ilegalisht kufirin detar përmes kanalit të La Manshit drejt Anglisë. Azil-kërkuesit do dërgohen afro 10 000 km larg Afrikës në qendrat e shqyrtimit të azilit, me një kosto që vlerësohet rreth 1.4 miliardë stërlina.

15:25
Gjermania kap superjahtin $600 mln të motrës së oligarkut rus, 170 metra të gjatë, më i madhi në botë (fotot)

Autoritetet në Gjermani thanë sot se kanë sekuestruar jahtin më të madh në botë në portin e Hamburg pasi zbuluan se i përkiste motrës së oligarkut rus me origjinë uzbeke, Alisher Usmanov.

15:24
Banesat sociale i premtoi kryeministri, por ekspertët janë të ndarë

Edi Rama: Ky 4-vjeçar është edhe koha e duhur për të hedhur themelet e një procesi të ri përkujdesje shoqërore, duke e kthyer modelin e rindërtimit në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale. Për ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen.”

15:18
Përrenjtë po shembin shkollën në Fushë Bulqizë, një pjesë e ndërtesës u shemb 5 vite më parë

Godina e shkollës fillore në Fushë Bulqizë ndërtuar para viteve 90 me mur guri me balte rrezikohet nga shembja per arsye te rrjedhjeve te ujërave nga përrenjtë malorë. nga të dy anët uji ka vërshuar edhe në oborrin e shkollës deri në themelet e saj.