Banka Qendrore Evropiane nuk rrit normat e interesit, inflacioni dhe Ukraina trondisin eurozonën

14/04/2022 22:43
In this picture taken with a fisheye lens the new headquarters of the European Central Bank is photographed in Frankfurt, Germany, Wednesday, Jan. 21, 2015. The governing council of the ECB will meet tomorrow Thursday. (ANSA/AP Photo/Michael Probst)

Banka Qendrore Evropiane i mbajti të pandryshuara planet e saj stimuluese dhe normat e interesit, përballë inflacionit rekord, ndërsa lufta në Ukrainë zbehu pritshmëritë mbi ekonominë e eurozonës.

Duke u takuar për herë të dytë që nga nisja e luftës, këshilli drejtues i bankës prej 25 anëtarësh i qëndroi një plani që parashikon fundin e skemës së blerjes së bonove në tremujorin e tretë. ndërsa një rritje e normës së interesit do të vijë pak kohë më vonë pasi programi stimulues të përfundojë  tha Presidentja e BQE-së Christine Lagarde.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se kur ka një luftë, kur ka zhvillime të mëdha që nuk parashikohen që nuk janë pjesë e modeleve të së shkuarës, është tepër e vështirë ta integrosh atë se çfarë ke menduar në të vërtetë”.

Deri më tani institucionet si Banka e Anglisë, banka qendrore amerikane dhe Banka e Kanadasë kanë miratuar  rritjen e tyre të parë të normave të interesit si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit.

Thirrjet që BQE-ja të ndjekë shembullin sa më shpejt të jetë e mundur nga brenda këshillit qeverisës janë bërë më të forta pasi rritja e çmimeve në eurozonë është rritur.

Inflacioni vjetor arriti në 7.5 përqind në mars, niveli më i lartë i regjistruar në  vitet e fundit.

 

Top Channel