Policia belge sekuestron mijëra euro në pronat e ish-komisionerit të BE të akuzuar për korrupsion (fotot)
09/12 17:54
Guvernatori Serhiy Gaidai i rajonit Luhansk të Ukrainës në lindje të vendit, u ka kërkuar banorëve të gjashtë qyteteve që të evakuohen menjëherë.
Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve të largohen nga aty pasi një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në qytetin e Kremina.
“Mos hezitoni dhe largohuni përderisa kjo mundësi mbetet. … Zgjidhni jetën, autobusët ju presin në pikat e marrjes. Siç janë trenat, nga të cilët ka mjaft.” – tha ai.
Më vonë ai dha detaje të mëtejshme të sulmeve në Luhansk gjatë natës, duke pretenduar se trupat ruse filluan katër sulme në zonat civile në Lysychansk. Ai shtoi se 12 shtëpi u shkatërruan dhe dy civilë u vranë.
Top Channel