Gjermania kap superjahtin $600 mln të motrës së oligarkut rus, 170 metra të gjatë, më i madhi në botë (fotot)

14/04/2022 15:25

Autoritetet në Gjermani thanë sot se kanë sekuestruar jahtin më të madh në botë në portin e Hamburg pasi zbuluan se i përkiste motrës së oligarkut rus me origjinë uzbeke, Alisher Usmanov.

Policia federale tha se pas hetimeve të gjera mbi fshehjet e pasurive munden të përcaktonin se pronare e mjetit gjigant ishte Gulbakhor Ismailova, motra e Usmanov.

Superbarka Dilbar me flamur të ishujve Cayman, ishte regjistruar me një kompani në Maltë – ku shpeshherë super-të-pasurit kanë fshehur pasuritë e tyre.

Mjeti është lëshuar në lundrim në 2016 me një kosto prej 648 milionë dollarë dhe ka në bord një pishinë 25 metra të gjatë dhe dy helipade, duke e bërë mjetin më të madh në botë të këtij lloji.

Policia gjermane tha se kishte bashkëpunuar me autoritetet në Bruksel për t’u siguruar që sanksionet të aplikoheshin për pronaren.

Ata njoftuan se jahti i mbajtur në portin e Hamburg, nuk mund të ngarkohet, shitet apo jepet me qera.

SHBA dhe BE njoftuan muajin e kaluar sanksionet ndaj Usmanov, manjat minarlesh e metalesh, me lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Autoritetet thanë se superjahti Dilbar u gjurmua në pronësi të Ismailova pas hetimeve të gjera nga degët e agjencisë.

Dilbar është regjistruar me kompaninë Navis Marine Ltd, e zotëruar më tej nga grupi Almenor Holdings me bazë në Qipro.

Almenor kontrollohet nga kompania zvicerjane, Pomerol Capital SA, për të cilën hetimet përcaktuan se zotërohet nga Ismailova.

Zhvillimi vjen pasi autoritetet në Francë sekuestruan së fundmi më shumë se 20 miliardë euro në asete manjatësh rusë, duke përfshirë dhe vilën e Roman Abramovich, Château de la Crow në jug të vendit.

FOTO GALERI
1/7
Autoritetet në Gjermani thanë sot se kanë sekuestruar jahtin më të madh në botë në portin e Hamburg

Top Channel