Deputeti Gazment Bardhi i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story  nga Sokol Balla në Top Channel tha se demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Alibeajt

“Alibeaj kishte dalë në një deklaratë publike dhe tha se kishte bërë ankim. Ne donim të ishim transparentë , Berisha në atë mbledhje në zyrën time tha se vendimet e  gjykatave do duhet të respektohen, njoh të drejtën tuaj për të bërë ankim për vendimin e Zhukrit.

Bardhi gjithashtu u shpreh se Alibeaj kërkoi hapjen e një votimi në lidhje me shkarkimin e tij, pas kërkesës së Sali Berishës, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Duhet ta pranojmë se nuk ka as 29 as 39. Kam marrë në mënyrë të vijueshme refuzimin e kolegëve se nuk ka asnjë shkak për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn, nuk u gjet asnjë shkak se ai  duhet shkarkuar. Alibeaj ka kërkuar të votohet, kërkesë që nuk u pranua, tha Bardhi.

PD-ja ndodhet ende në një krizë edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, pasi Grupi i Rithemelimit akuzon Alibeajn si  vijues të lojës së Edi Ramës dhe Bashës për të përçarë PD-në.

Nga ana tjetër, Alibeaj nuk pranoi që Berisha të ishte pjesë e mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, por ky i fundit nuk e zbatoi urdhrin dhe u bë pjesë e tavolinës në selinë blu.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëhqjen  duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.

Në mbledhje nuk mori pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.

Top Channel