Ukraina: Shkatërruam urën kur autokolona ruse po kalonte (Foto)

14/04/2022 17:01

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se shkatërruan një urë në rajonin e Kharkiv, ndërsa një autokolonë ruse po kalonte. 

Njësia ukrainase përdori lëndë shpërthyese për të ngadalësuar përparimin e një kolone me automjete të blinduara Tiger dhe disa kamionë.

Sipas informacioneve, automjetet ruse po shkonin drejt Izium, një qytet në lumin Donets.

Rajoni i Kharkiv ka parë luftime intensive midis forcave ruse dhe ukrainase dhe një zyrtar lokal tha një ditë më parë se sulmet ishin shtuar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel