Emisioni investigativ “Inside Story” në Top Channel, publikoi të dhëna tronditëse se si universitet shqiptare në kohë pandemie kur mësimi bëhej ‘online’ shpenzonin para për karburant.

Ky investigim zbuloi një të dhënë tronditëse. Vetëm 0.4% e buxhetit shkonte  për kërkim shtetërorë, ndërsa pjesa tjetër për shpenzime luksi.

Në debatin parlamentar të kësaj të enjteje ministria e Arsimit Evis Kushi nuk tha asnjë fjalë për këto gjetje të publikuara në Top Channel por shqetësimin e kishte në një renditje të universiteteve shqiptare publikuar ditët e fundit

Rankimi universiteteve në këtë renditje që është vetëm sa i takon përmbajtjes të faqes online të universiteteve dyshoj se është e qëllimshme. Natyrisht nuk mund të bëj akuza por kam të drejtë që është e qëllimshme. Është pikërisht momenti kur maturantët tanë do të vendosin se ku do të bëjnë studimet e tyre. Do të zgjedhin universitetet”, tha Kushi.

Debatin në parlament  e vazhdoi ish kryeministri Sali Berisha duke treguar arritjet e qeverisë së tij në arsim. Ish ministri i tij Lulzim Basha menjëherë sapo Berisha nisi fjalën e la sallën e parlamentit.

Nëse ka një sektor që ka degraduar me shpejtësi marramendëse është sistemi që duhet të jetë me solid i një kombi sistemi arsimor. Sot ky sistem për shkak të praktikave fund e krye korruptive për shkak të ngritjes në drejtim të injorancës është në rënie të lirë”, tha Berisha.

Top Channel