Kamboxhia celebron Vitin e Ri ‘Kmer’ pas dy vjet pezullimesh (fotot)

14/04/2022 20:03

Kamboxhia festonte sot vitin e ri Kmer që shënon fundin e sezonit të korrjeve në kulturën tradicionale vendase.

Eventi i dashur për vendasit që punojnë kryesisht në fushat e orizit, nuk ishte mbajtur prej dy vitesh prej frikës së infektimeve.

“Jam i lumtur që mund të kemi celebrimet tradicionale për të shënuar vitin e ri Kmer”, tha banorja vendase Kai Davi.

“Tani që tempujt janë rihapur për të mbajtur ceremonitë ne ndjehemi të lumtur sepse nuk mund të harrojnë traditat e kulturës tonë”, shtoi ajo.

Banorët me veshje ornamentale shiheshin duke kërcyer ndërsa të tjera bënin ritualet e bekimit në Malin e rërës.

Një tjetër banore pjesëmarrëse shprehej: “Falenderoj qeverinë që na lejoi celebrimet e Khmer këtë vit, sepse ka shumë njerëz që i shijojnë ato”.

“Në këtë ditë të veçantë ne zbavitemi duke kërcyer, duke hedhur pluhur ndaj njëri-tjetrit e duke goditur poçet”, shtoi pjesemarresja.

FOTO GALERI
1/10
Imazhe nga zhvillimet ne kryeqytetin Phnom Pen

Top Channel