Ministri i Jashtëm turk:Vijojmë punën për një takim Putin-Zelensky! Vrasjet në Bucha ndikuan negativisht në proces

14/04/2022 18:41

Turqia vijon punën për organizimin e një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, tha këtë të enjte ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu për kanalin turk të lajmeve NTV.

“Ne e dimë se temat kritike duhet të diskutohen nga liderët, kështu që ne do të përpiqemi t’i bashkojmë liderët”, tha ai.

Cavusoglu tha se Turqia vazhdon të mendojë pozitivisht për negociatat mes dy vendeve, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit në Bucha dhe Irpin, të cilat “ndikuan negativisht në proces”.

“Imazhet çnjerëzore nga rajone si Bucha dhe Irpin, të cilat ne gjithashtu i dënojmë, ndryshuan atmosferën. Ato krijuan një atmosferë negative në palën ukrainase. Ndërsa kishte deklarata të ndryshme nga Federata Ruse në lidhje me këtë, kjo në fund të fundit ndikoi negativisht në procesin e negociatave”, tha ai.

“Pavarësisht të gjitha atyre sfidave, Presidenti Zelensky tha se bisedimet mund të vazhdojnë… Por duhen dy liderë për të thënë po. Sidomos presidenti Putin”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha Presidentit Putin se do të dëshironte ta bashkonte atë me Presidentin Zelensky, pas një takimi personal që u mbajt midis delegacioneve negociuese ruse dhe ukrainase në Stamboll në muajin mars.

Top Channel