Ukraina godet urën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë, kufizohet trafiku
Një zjarr i fuqishëm në një ndërtesë në ishullin Phuket të Tajlandës ka shkaktuar 11 viktima dhe 17 të plagosur, pasi flakët përfshinë disa kate të objektit në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Zjarri shpërtheu rreth orës 02:00, në katin përdhes të ndërtesës, ku funksiononte një dyqan për dhënien me qira të motoçikletave. Brenda një kohe të shkurtër, flakët u përhapën në katet e sipërme, ku ndodheshin ambiente banimi, duke bllokuar personat që gjendeshin brenda.
Sipas shefit të policisë, viktimat duket se janë përpjekur t’i shpëtonin zjarrit duke u ngjitur në katet më të larta të ndërtesës. Një prej trupave u gjet në katin e tretë, ndërsa dhjetë të tjerët në katin e pestë.
A fire tears through a four-storey shophouse on Thailand’s resort island of Phuket early Monday, killing 11 people, including Thai and Myanmar nationals, and injuring 16 others. https://t.co/LUgbVQzzOs
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) November 16, 2026
Guvernatori i Phuketit, Chondarin Koensom, bëri të ditur se në ambientet e dyqanit ndodheshin rreth 100 motoçikleta, si dhe sasi karburanti, vaj motori, materiale plastike dhe goma. Prania e këtyre materialeve dyshohet se ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve dhe krijimin e tymit të dendur e toksik, duke e bërë edhe më të vështirë largimin e banorëve.
Fire engulfed buildings in Thailand’s popular tourist town of Patong, killing several people and injuring many others. Preliminary reports suggest a short circuit sparked the blaze. https://t.co/twYIrjYHkd
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 16, 2026
Përveç 11 personave që humbën jetën, 17 të tjerë mbetën të plagosur. Mes tyre kishte 15 shtetas tajlandezë dhe një shtetas nga Myanmar, ndërsa autoritetet konfirmuan se asnjë turist nuk rezulton mes viktimave apo të plagosurve.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Sipas një zëdhënësi të policisë, të dhënat paraprake tregojnë se një transformator elektrik pranë ndërtesës mund të ketë shpërthyer pak para se të niste zjarri. Ky dyshohet të jetë një nga elementët që po shqyrtohen nga autoritetet për përcaktimin e shkakut të tragjedisë.
Top Channel