Dy fëmijë të tjerë vdesin pas sulmit me raketa në stacionin e trenit, rëndohet bilanci i vdekjeve

14/04/2022 22:44

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka raportuar se dy fëmijë të tjerë kanë vdekur pas një sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk javën e kaluar.

Sipas autoriteteve ukrainase, numri i përgjithshëm i viktimave është 59 midis tyre shtatë fëmijë.

Ministria e mbrojtjes publikoi një fotografi të një lodre fëmijësh të gjakosur  dhe tha se ajo do të dërgohej në OKB si provë e asaj që e quajti një “krim barbar”, sipas Sky news.

Sulmi ndodhi gjatë kohës ku civilët ukrainas po prisnin në radhë në stacionin e trenit për tu larguar nga lufta.

Top Channel