Jennifer Lopez poston videon emocionale, njofton se Ben Affleck i ka propozuar për martesë (pamjet)

14/04/2022 16:03

Jennifer Lopez ka postuar dje në rrjet një video intime ku tregon se teksa bënte një banjë në vaskë i dashuri Ben Affleck i propozoi me unazë në dorë.

“Te shtunën teksa isha në vendin tim të preferuar (në banjë vaske), i dashuri im i bukur u ul në një gju dhe më propozoi,” tha këngëtarja, duke pranuar se ishte kapur në befasi të plotë.

Unë e shikova në sy duke buzëqeshur dhe papritur nisa të mendoj se tani pas 20 vjetësh kjo gjë po ndodhte përsëri”, shpjegon ajo.

52 vjecarja Lopez tha se nisi të përlotej kur 49 vjeçari Affleck i kërkoi të martohej me të, dhe se thjeshtësia e gjithçkaje e bënte akoma më shumë romantik momentin.

“Unë buzëqeshja sepse ndjehesha shumë e lumtur. Ishte një mbrëmje e thjeshtë në shtëpi dhe ne të dy po premtonim të ishim aty përgjithmonë për njëri-tjetrin. na erdhi një shans i dytë për dashuri të vërtetë”.

Lopez tregonte në video diamantin e gjelbër të unazës, duke shpjeguar se ngjyra e tij ishte ajo që kishte konsideruar me fat.

“Ai më dha një unazë me diamant të gjelbër. E gjelbra është ngjyra ime me fat por nga tani do të jetë edhe më shumë”.

Lopez e Affleck rindezën dashurinë e tyre në prill 2021 ndërsa u shfaqën për herë të parë përsëri si çift në shtator në festivalin e filmit në Venenia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel