Kanë dalë pamjet nga biznesi në Krujë që gjatë natës u qëllua me breshëri automatiku. Siç duket nga pamjet, xhamat e biznesit janë dëmtuar nga plumbat.

Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia, ndërsa nga dëshmitë e para rezulton që pronari i objektit të ketë deklaruar se nuk ka konflikte me askënd,

Breshëria e plumbave është derdhur mbi mobilerinë në pronësi të Myslym Karaj në një orë kur ajo ka qenë e mbyllur.

Paraprakisht dyshohet për një paralajmërim për shkak të konkurencës në sektorin e mobilerisë, ose për gjobëvënie.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel