Aksident në Shënkoll, mjeti i policisë kufitare përplaset me ‘Benz’-in

14/04/2022 15:29

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë Lezhë, tek kryqëzimi i Shënkoll-Tale në vendin e quajtur ura e “Prekanit”.

Një mjet i policisë kufitare është përplasur me një tjetër tip benz dhe si pasojë ka pësuar disa dëme materiale.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

 

Top Channel